E dua, mes tij të zhytem
E dua, ta ndjej deri në palcë.
Që nga përkëdhelja, në lëkurë
derisa të më gërryej në thellësi, kockën.
Të zgjon, ndjenjën
T’ja ndjej, dhimbjen
Të ndjehem e gjallë
Të më vadisë, shpirtin
të më shuaj, mall.
Të mi ngjallë, qelizat
e një trupi, të vdekur.
Të lulëzojnë, pranverat
që ndër vite, janë tretur.
Shiu
përherë mbi jetën time, ish prezent
Bashkë, qanim
e lotët, përziheshin e derdheshin, në det
e kurrë, kush nga ne të dy, qau më shumë
s’e mora, vesh.
Shiu sa herë, shpirtin ma vaditi
sa herë, mërzitë mi lau
e në vënd të tyre, mbolli pranverë
mes ëndrrash, të dy ndjemë
ëndërruam,Diell.
Pimë, shijuam, gllënkat e kripura
që rregjën, shpirt e zemër
me shijen e nostalgjisë e të mallit
që i mbajti, të freskët
deri te lulja e parë e pranverës.
Atëherë, kur bulëz e shiut mbi buzë, mbiu
dhe buzëqeshje, dhuroi
e brënda zemrës, pranvera lulëzoi…
Amijete Çollaku!