Natyra mbretëron, pa prezencën tonë .
Ndërsa ne, jetojmë në izolim
natyra, vazhdon lulëzon
dhe krenohet, me të sajën bukurin .
Aty ku njeriu, çdo gjë shkel me këmbë, shkatërron
lulkuqja, kaq thjeshtë, lulëzon .
O Zot, sa në hak, natyrës i hymë .
Sa shumë, i bëmë sabotazh .
Sa të pa shpirt, me të u treguam.
Aq sa natyra, duket se mbi ne, merr hak.
Duket, se vërtet na dënon.
Toka, qielli, ajri, uji, dielli, sa në harmoni, sëbashku përjetojnë.
Aq sa duket, që për ne, s’kanë më nevojë.
Për të njëlloj është, si të mos egzistojmë.
Mesazhe, shpesh na përcjellin.
E ndërkohë na thonë;
Hej ju, të ndodhur në izolim
mendohuni, para se me ne, të prezantoheni mirë.
Se në këtë botë, kush është Zot dhe kush
dhe i kujt, është padron.
Ju mysafirë, të botës tonë.
Dhe ne, si të fajshëm
në distancë, me ta flirtojmë
ndërkohe, që natyra pa ne,
paqshëm lulëzon.
Kudo në botë, kafshët, pemët, lulet, lirshëm, morrën frymë.
Me kuriozitet, po t’i vështrosh
dhe ajri, me i pastër duket
Qartë, i duket bluja qiellit
kur mbi të, shtrihen rrezet e diellit
dhe sa harmonik tok e të lirë, lëvizin
në botën, që ju takon
me mungesën, tonë…..
Ndërsa ne, njerëz, armiq dhe katastrofë, të vetë jetës tonë…
diku, larg vetes
fajtorin, kërkojmë…
Amijete Çollaku!