14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Amijete Çollaku!

Femër !
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë
Femra dinjitoze,
janë ato femra..
që s’deshën kurrë, tituj…
dhe pse,shumë dhimbje njohën.
Dhe pse, zgjuarsinë dhe bukurinë,zotëruan
të heshtura,
në jetë qëndruan
edhe kur shijen e saj, të hidhur provuan.
Atë, që shpirti i tyre, mbart
kurrë, s’keni për t’jua mësuar.
Dhe pse shumë herë, u gjunjëzuan
një sekond, pauzë qëndruan
me pështymën e tyre ,plagët shëruan
shikuan,jetën në sy
çanë ajrin, si zgalem
e sërish,fluturuan…
Janë ato femra,
që shumë herë, ecën zvarë..
sa, në llum
sa, në baltë..
por jo
shpirtin, nuk e ndotën
gjithmonë, të pastër e mbajtën dhe të kristaltë…
Janë ato femra,
që s’ju pëlqen,
me çmim të ulët, të bejne pazar..
Nuk preferojnë, njerëz ofertash…
S’mund ti blesh, me para
brenda, tyre
asgjë të lirë, s’ka
shpirti,karakteri, dinjiteti i tyre, çmim s’ka.
Dhe kur ndjejnë,
që ajri për rreth, bëhet i rrëndë
apo t’i përkasin, një të huaji vënd
largohen,
duke mos kërkuar, si këmbin
asnjë, send
veç shpirtit të tyre, të pastër
dhe pse,dhëmb..
apo syri, djeg
kur fshehurazi, loti rrjedh….
Amijete Çollaku!
Motër zemre!Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
Për një motër zemre, po du me i shkruajt dy fjalë.
Fjalë, që po m’dalin vetvetiu, prej shpirti
t’i rrjeshtoj, në varg
për një fytyrë ëngjëllore
Flori, emri i saj
ç’ka shpirti, me thënë
e shprehin sytë, pa fjalë.
Them për ato dy sy, si zjarr
mes territ të natës, pa hanë
ndrisin, si dy margaritarë.
Për një ëngjëll të bukur, që ndrit si diell
ëngjëll, që dhimbjen e tjetrit ndjen.
Çdo kund, me shpirt gjëndet pranë
dritë tjerëve, për me u dhanë.
Në mërzi e në gëzim
shpirti, vetëm buzëqeshje shpërndan.
Ajo rreze dielli, që mbi flokë të ka ram
është ajo rreze drite, që të shëndrit mbi ballë
është, dritë mirësie
prej shpirti, dalë
është, fytyra ëngjëllore
që të magjeps, pa fjalë .
Është, forca e shpirtit
që kurrë, nuk gjunjëzohet
dhe kur mbi dhimbjet, ec zvarë
triumfon, mbi jetën
dhe sërish, rilind
buzëqesh, mbi vështirësit
dritë ylberi, i shkëlqejnë sytë….
Me çelësin e zemrës time me notat e pentagramit me respektin, që kam për të dhe dashurinë…
me melodinë e shpirtit
e thurra, këtë varg
për motrën time, të zemrës, që e kam xhan
me emrin Flori, atje larg.
Për këtë femër me Elegancë,Temperament
Klass dhe Respekt….
Amijete Çollaku!
NËNËS !
Erdha sot, të të shoh moj NËNË
erdha, pranë të më ndjesh
Unë pres shumë, të më thuash
e ti vetëm, hesht.
Ndoshta pret nga mua, të të hap bisedë!?
nga ta nis, moj NËNË
zëri ,s’po del
fjalët, bërë lëmsh
rradhën, s’po e gjejnë…
Ç’të të them, s’e di
as ti, çdo më thuash !?
kemi, shumë kohë
që s’kemi,biseduar
ahh ta dish moj NËNË, sa më ke munguar.
Por, më gënjen iluzioni
se ty, rri e heshtur
dhe më shikon, në sy
malli, po më djeg
ti tani, je shndëruar,
në fotografi..
dhe përbri i ndezur
të bën dritë, një qiri.
Erdha, NËNË
më dëgjonnn..!?
pranë teje,
si dikur të rri
të çmallemi, si NËNA me bijë
kemi shumë, për të thënë
por lotët, mezi i mbaj
shpirti im, s’gjen qetësi.
Më fal, që u vonova
më fal, o NËNË
por kur ty, s’më pret në derë
as nuk më merr, si dikur, në prehër
këmbët nuk më bëjnë, të vij..
nuk munden të duroj, të të shoh shndëruar në mermer.
Dita është e qetë
askush s’na dëgjon
përse pra,s’më flet
përse, nuk bisedon
më ka marrë malli, NËNË
folmë, ta dëgjoj zënë
ahh, sa do të desha
dhe sikur, zëri yt të më qorton.
Ndoshta, erdha vonë..
ndoshta, fjalët shteruan..
në fyt ndjej, një lëmsh..
o NËNË, sa më mungon…
Po iki tani, NËNË
natën e mirë
po të lë pranë, qirinë
të të bëjë dritë, deri në të gdhirë.
Ti jeton, mes meje
në gjak e në deje
po largohem, NËNË
po largohem, prej teje
eja, si dikur
eja, më përcill…
por ti, vetëm hesht
hesht, si mermer i ngrirë.
Mora, për imazh
tënden fotografinë
por s’të them dot, lamtumirë…..
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.