18.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Amijete Çollaku

NDJEHËSI DASHURORE!
Sa do të doja, si me një shkop magjik
bota, të ndryshonte.
Sikur gjithkund e mbi gjithçka, në këtë botë
dashuria, t’a sundonte
e ne “të zgjuarit, me kulturë
të dashurit
të dhimsurit” rrob të saj për jetë, të na mbante.
Vërtet, sa do desha
rrob të asaj ndenje kryenece, të ishim.
Të asaj ndjehësie, që s’pyet
që të zotëron, pa vetëdije
të ul e të ngre, në qiej lumturie
të deh, të bën të çmendur
të shtyn mes shirash, duke rrendur..
S’pyet, askënd
s’pyet as mendje, as tru
kur rrjedh, në damarë gjaku si kru
që s’mbahet, pas fjalës “të du”.
Por ndjehet në shpirt, në zemër, në gjithë qënien njerëzore e në tru…
Nga kjo ndenjë dashurore,
gjithë bota doja
të ishte, “infektu”
E ne, viktimat e saj deri në vdekje t’betu!
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.