20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Amijete Çollaku!

Në rrugën e jetës !Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, syze dielli dhe Zmadho

Dhe vjen momenti, që jeta sfilitet e zbehet

si gjethet e vjeshtës, që zverdhen.

Problemet, rritem

durimit, i vjen fundi

si kalorësit, që i lodhen këmbët

dhe çalon

se patkoit, i ka humbur thumbi.

Si endacakut, që rrugëve zbathur endet

në kazanë plehrash, për ndonjë kothere

E brenga ndër kohë, bëhet tërkuzë në të jetës, rrugë.

Peshë e saj rrëndon, mbi kurriz

rrugës së jetës, për t’i zënë pritë

Teksa mundohesh, çastet për ti mbledhë

se jeta s’të jep, shans të dytë.

Dhe ty, si një pasagjer i një urbani, që i mbaroi graso dhe ingranazhi i mekanizmit, s’rrëshket

para se jeta si limon i shtrydhur, të të hedh

dhe sërish nxitoj

për në urbanin e rradhës, të më merr

në rrugën e jetës, që

më pret

por më e s’provuar e më e fortë, të jem.

E më tej ëndrrat e lira, do ti lë

pa adresë, të fluturojnë

drejt udhëtimeve magjike, që ato preferojnë

që shpirtrat, të panjohurën të njohin.

Dhe mbi të keqen, të mirën të rrikthej

dhe mbi lot, buzëqeshjen ta gjej

dhe serish besim e forcë mbi zhgënjimin të zotëroj

në urbanin e radhës, të udhëtoj…

Amijete Çollaku!

“”””””””””””””””””

Dedikim! Sensibilizim!

Një Dipllomë shpirti, për ju personazhet heroike, në garën e jetës

në heshtje, në luftë me vdekjen.

Tetori, i Roztë muaj, i vjeshtës

gjethet, bien

pemët zhvishen, rënkojnë.

Bashkë me ta dhe këta shpirtra të heshtur, që me cancerin luftojnë…

Stolisur, me ngjyrën Rozë

ku bashkë me gjethet

dhe flokët e rëna, në ajër vallzojnë

bashkë me gjethet, kurorë duelesh komfirmojnë, gërshetojnë.

Ndërkohë, shpirtrat luftojnë, me kitaret canceroze…

Heronj të heshtur, atyre u thonë

heronj, që me vdekjen, çdo ditë luftojnë.

Koktej i kimiotherapisë trupin, venat u helmojnë..

dhe burrërisht, s’dorëzohen

kësaj viroze, i buzëqeshin

jeta, është më e shtrenjtë

se canceri thonë

s’duhet, ti mposht, ti nënshtron.

Heronj të heshtur mes dhimbjes, që therr kockat..

vetëm, një lot vetes ja lejojnë

vetëm një lot, që padashje rrjedh e i trradhëton

shpejt e fshijnë, se mos krenarine, jua përçmon.

E Rozta sensibilizuese i simbolizon.

Shpirtin në dritë, u shndëron…

Në dritën e jetës, dritën e shpresës,

mbi dhimbjen, therapinë kimike, mbi frikën dhe rënien e flokut, si gjethet e vjeshtës..

Dritë e fitores, mbi vdekjen..

Ku sytë e tyre , kërkojnë dritë

në sy mjekësh shpëtimtarë

Çorjentim, ndjenjash neglizhim ëndrrash, mendimesh…

Dhe mbi këtë kuçeder, nga ana tjetër

i hapin,penxheren jetës

të thithin, ajrin e lirë

oksigjenin e munguar

të shoqërojnë, me mënyrën e të menduarit pozitiv oreksit, për të shijuar jetën, diellin, bukurive natyrore, të saj pafund

me buzëqeshjen e tyre vezulluese

mendime pozitive

në pritje, të gjërave të bukura

çasteve, ëndrrave, që dëshirojnë.

Që shpresa dhe ëndrrat, të bëhen të pathyeshme

me buzëqeshje, të vërteta njerëzore

mbushur me gëzim, dashuri, ëndrra, shpresë e lumturi, për jetën……

Amijete Çollaku!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.