Unë, nuk jam send
as plastelinë, të më shndërosh në format që ty të pëlqejnë.
As s’mund të më burgosësh, në shpirtin tënd me mizerjen mbështjellë
se shndërohem në uragan, iki e bëhem erë.
Prona jote, kurrë s’bëhem sepse unë, vetes time i përkas
e plotë kam lindur dhe në kërkim të gjysmës tjetër s’kam dalë .
S’pajtohem me njerëz, që shije të athët deri në të hidhur, brënda fjalëve e shpirtit të tyre kanë
që pasi të blejnë mëndjen, mendojnë të depërtojnë në brëndësinë tënde e për llogari të tyre, të të mbajnë.
Mos u gaboni ju o burrac unë s’bej pjesë në atë kategori grash
që janë të uritura për dashuri çasti
dhe të ngecin në dorë si dopio gjashtë dhe pse se kuptojne se gabim janë..
Sepse unë e jetova dashurinë dhe akoma e jetoj
mjafton për pak të mbyll synë, atë të përfytyroj
dhe përsa kohë, sytë hapur ti kem
për çdo lloj filmi që më pëlqen, zgjedhjen e bëj vetë dhe biletat, po vetë i pres.
Nëse më do, mos më ndrysho
vetëm atëherë, të mirkuptoj dhe gabimet ti fal
të luash me mua, mos guxo
është njëlloj si të hedhësh, alkool mbi flakë .
As nga mirësjellja ime, mos përfito
njerëzve me shpirt të pastër, u përkas
atyre, që shpirt foshnje kanë,që s’ju vjen turp falje të kërkojnë,në sy duke të parë
për ato njerëz duartrokas
ndërsa me dhelprat dinake të djallëzuara s’pajtohem, i mbaj në distancë.
Nëse unë gaboj, ti në mes të rrugës më flak
vetë, do t’ja gjej anën rrugës
tek ty të vi, të të them më fal.
Por kujdes, mos më lësh në ndonjë qorrsokak
se atëherë trupin tim do ta heq zvarrë dhe sikur me pesëqind plagë,
përsëri do ja dal mbanë, por dije se më humbe përgjithmonë
dhe më, s’ke për të më parë
se unë vetes time i përkas!
Amijete Çollaku!
“””””””””””””””””
Fabula….
Sot, kuajt festë shpallën
ftuan, të njohur e huaj njerëz edhe kuaj
ftuan, gjithë mëhallën..
Të kërcejmë dhe të këndojmë
tymi thanë, le ti dalë…
sot, do ta lëmë timonin
do hamë e do pimë
në shëndetin tonë, do të ngremë dollinë..
Besoj se
na takon, të festojmë një herë në vit
për të drejtat tona dhe për të qenë të lirë.
Sot ne, do ta marim mbretërinë tonë
dhe do të ulemi, në fron ndërsa ty o njeri, që festa të quhet e plotë
të propozojmë të na bësh një shëtitje me karrocë .
Po mendohej njeriu, vallë si t’ja bëj?!
ç’e vret mendjen, i tha vetes
një ditë e vetme është
dakort jam tha, do ta provoj.
As dy tre minuta,s’vazhdoi shkumë e jargë gojës rridhnin
e djersë të ftohta, trupit i shkoi
këmbët zvarë zvarë, fuqitë e lanë
lodhjes, si rrezistoi e më s’duroi ..
Ndjesë të kërkojmë, o lum djali
po ja thamë, njëherë ta provosh dhe ty, se c’do të thotë,
të të rrijë një jetë si lak në fyt litari
djersa, të shkojë çurrk
gjuha, një metër të të dalë
të të vret dhe samari
dhe po bëre dengla,
do hash vitheve dhe ndonjë të nxehtë
e po s’dole i pari, te pret dhe pazari …
Dhe ti akoma s’vure mënd o i zi?
i thirri vetes kali…
Zgjohu, sa s’është vonë
mos rri tërë jetën në gjumë dimëror
dhe një jetë, si lak në fyt të të rri lidhur litari, mos lejo..
Amijete Çollaku!