Lule rinisë po i bien petalet nji e nga nji.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
ATJE KU QIELLI
ASHTE AFER ME TOKEN
Unë vdes si hana para agimit
farën e hedh në tokë
e rruga shkëlqen me rreze flakëruese.
Nisem në rrugën pa kthim
atje, ku qielli ashtë afër me tokën,
nuk i dëgjoj të lehin qentë.
Në rrashtin e kohës
vëj nji kurorë të trëndafiltë
në kangën e qyqes,
dëgjoj zëra vajtues.
Me kamxhik andrrash e lodhi fatin
verën e vjedh e fus në xhep
vjeshtë as dimër mos të ma marrë.
Druaj se guri nuk lëviz me fjalë
mëkatari rrin mbështetun në mur
duke shkulur flokët nji nga nji
Une shkund cigaren në qetësi
bregu më ofron varken të lundroj.