16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Anila CACI

Si popull do të renditemi për raste ekstreme të pa dëgjuara
ndonjëherë! Sepse nuk marrim kurrë për bazë se:
-nga çfarë sistemesh u krijuam
-si erdhëm në këtë ditë
-çfarë shkelëm me këmbë
-cilët përzumë nga vëndi me fuqinë e një uragani,
-çfarë lamë të lulëzojnë,
-pse zëvëndësuam fytyrën e të vertetës me njëmijë fytyra
-pse na pëlqen të notojmë në llum,
Si shoqëri jo vetëm do degradojmë edhe më shumë,por edhe më fanatikët do të përqafojnë idenë e zhveshjes aq hapur saqë duhet të bindim Europën sepse;
-pa lakuriqsi nuk funksionojnë televizionet,
-pa imoralitet nuk mund të ketë vënde pune të lira,
-profesionistët edhe të dalin në rrugë për të shitur nuk përbën ndonjë problem të madh,është rrjedhojë e mosvjedhjes kur kishin mundësi!
-çdo kush po përgatitet të ketë maska fytyre rezervë,sepse janë të bindur që ju duhen më shumë se maskat e virusit që mbajtën këtyre kohëve detyrimisht!
Anila CACI
“””””””””””””””””
Niveli i prindërimit në Shqipëri…
Si mundet një femër të quhet Nënë kur lë fëmijën dhe harrohet pas pazarit apo për arsye që ende s’dihen…
Në çfarë përgjegjsie përfshihen femrat e sotme për të qënë të denja për fëmijët e tyre.
Vetëm 3vjeç,si mund të lihet në makinë dhe vazhdon me qetësinë të përshkojë destinacionet e dëshirave të saj.Sinqerisht kemi marrë fund si njerëz,nuk mund të përshkohemi më nga ndjesitë,as nga logjika që lë për të dëshiruar.
Mjerë fëmijët në ç’botë vijnë,nga kush ngjizen dhe në cilat femra përshkojnë udhëtimin prej 9 muajsh…
“”””””””””””””

Shikime që treten si dallgët në shkumë,
kthehesh në det që thesarët i mban në fund,
përhumbjet të tregojnë të brishtë,
për një buzëqeshje tënden
do gjeja mënyrën si shpërndahen retë,
si pemët gjethet e verdha i kthen të jeshiltë,
haresë do ti jepja krahë pëllumbash,
më pas vetë,
do të shfaqesha sikur rastësia
më kish sjellë “polen”në duart e tua.
Anila CACI
“””””””””””””

Yjet vendosin deri në ç’pikë e duam
qiellin,
deri me çfarë përpiqemi që ti arrijmë,
Por a nuk duket absurde?
që lartësitë duan shkallë ti ngjisësh
një e nga një,
duan t’ju gjesh anën sesi
ekuilibrin gjithashtu…
Të presësh yjet të zbresin vetë
është njëjtë si të kenë braktisur lartësitë,
është njëjtë si të kenë rënë për dikë që është lutur shumë nën dritën e tyre..
Të mendosh që qielli është për krahët dhe toka për këmbët
kjo po që do ti zgjidhte të gjitha,
pasi vetëm nëpër ëndrra dhe me përralla ngjitesh atje…
Nëse do ti mbash mënd se çfarë sheh,
ti tregojnë fëmijët sapo në gjumë i vë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.