14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Anita Hoxha

Më dhuro një lule…

Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes,
Nëse vetmuar me sheh ti, duke qarë…
S’ka gjë, nëse petalet nuk i ka me vesë,
S’ka gjë…dhe nëse vjeshta, e ka tharë !
Më dhuro një lule, manushaqe, pranvere…
Kur t’më shohësh, hapat hedhur, merzitur !
S’ka gjë, nëse janë vyshkur nga e ftohta erë,
S’ka gjë…dhe nëse ca gjethe i janë prishur !
Më dhuro një lule ti, këtë buzëmbrëmje,
Kur me hënën flas… e me zemer i lutem !
Kur jeta më tund, në një marramendje,
Kur unë, si lastar i dobët peme, këputem!
Më dhuro një lule, këtë ditë të bukur, sot…
Kur të kuptosh që shpirti, s’ka më shpresë
Ska gjë, se e pa erë erë është…akull e ftohtë !
S’ka gjë…edhe sikur në duar të më mbesë…
Më dhuro një lule… dhurom tënden dashuri
Shpirtit tënd mbushur plot dritë, të vërtetë !
Edhe pse e vetmuar, në shpirtin tim, do rrij…
Fryma ime do ta mbaj gjithëmonë, në jetë !

Anita Hoxha

“””””””””””””

Prindërit e mij
Ikën prindërit, të zënë për dore, në mëngjes
Ikën dhe ata, emigrantë, në tokë të huaj
Lulet mbetën pa erë, pa të të kristaltën vesë
E unë në aeroport, të fundit lot ruaj !
I përcolla të rinj prindërit, vite më parë
Ndejtën kohë, pranë fëmijëve pa ardhur…
Sa herë, nga mungesa e tyre, kam qarë
I përcolla të rinj, erdhën flokëzbardhur !
Shtëpisë si mysafirë rrinin, fjalë pak…
As unë fëmijë si atëherë, s’kam mbetur
Sot në mëngjes, ata ikën, fluturuan larg
Në tjetër vend, ku rininë e tyre lanë tretur !
E vetme aeroportit qëndrova, fillikat
Me mall fëmije, si dy fëmijë, i përqafova
Ai zog i hekurt me krah, u ndgrit qiellit lart…
Bashk me prindërit, fëmijërinë përcolla !
Në dhomë kur hyra, krevatin bosh e gjeta
As këpucët nuk ishin, as zërat e tyre…asgjë !
Fustanit të mamasë harruar, veshtrimin treta !
Kur malli të më marri, të flasë e rri me të !

Anita Hoxha

“”””””””””””””

Prapë të ndarë festojmë festat..!
Si mund të flitet për nje bashkim kombëtar, kur akoma jemi të ndarë në ditët tona më të rëndësishme ?!
Pyetja është :
– A u çlirua Shqiperia nga nazistët gjermanë, a po jo, më 29 nëntor ?
Zotrinjë, mblidhni historianët e këtij vendi dhe vendosni një datë të vërtetë, të pa kontestueshme nga i gjithë populli.
U futën nëpër kalendaret tona festa që nuk i kemi dëgjuar dhe nuk kanë rëndësi për ne, si ; « Shën Valentina » e « Halluina », te cilat nuk kanë asnje domethënie, por janë thjesht një bisnes ku duhen harxhuar dhe ato pesë lekë, që i kemi !!
– Ç’farë po ndodhë vallë…?!
Dalin përfaqësuesë organesh shtetërore e thone :
– 29 nëntori është ditë zie, duke dhënë prova të pabaza !!
Unë, si qytetare e këtij vendi pyes :
– Cila është ajo ditë e vërtetë, për të cilën shqiptarët duhet të festojnë të gjithë sëbashku ?
Kjo toka jonë e larë me gjak në çdo pëllëmbë të saj, për të cilën dhanë jetën mijra dëshmorë, që e ndriçojnë këtë tokë dhe këtë vend dhe kur ajo mbetet në errësirë nga logjika e pa logjikë e disa njerëzve të papërgjegjshëm !
Që kur në Shqipëri u krijuan me dhjetra parti, ne nuk po dijmë më se ç’farë të bëjmë…
Atë që e quan dëshmor njëra parti, i hedhë baltë partia tjetër…atë që e quan festë njëra parti, tjetra e quan ditë zi…!!
Zotërinjë, ne nuk mund të shkruajmë historinë kombëtare sa herë duan partitë dhe sa herë te shtrijnë ndikimet e tyre në vendin tonë grekë, turqë apo të tjerë !
Po edhe nëse duhet ta rishkruajmë, duhet të bëhe një referendum, që përvecse fakteve të pa mohueshme historike, mos perfshihet gjë tjetër.
Popolli duhet te jap vullnetin e tij që vet ne si komb të kemi një datë të pakontestueshme, kur u ngrit flamuri e kur u çlirua Shqipëria nga okupatori.
Koha ka treguar që më shumë qarqe kanë punuar kundër ketij vendi, sesa ato qe duan Shqiperinë drejte një Evrope të sigurtë.
E ndanë Shqipërinë ne shumë copa, ku secila fuqi mori nga një pjese, gjë që nuk do të kishte ndodhur, të na merrnin asnje metër tokë,sikur shqiptarët të kishin qenë mirë të bashkuar.
Udhëtoja nga Kërcova, pas një aktiviteti dhe më vinte për të qarë kur nxirrnim pasaportat e prisnim ne kufi, duke lënë pas atë që dikur ishte tokë e jona, qe te parët na e lanë…
Duke lënë pas vëllezër e motra që flasin aq bukur shqip… duke lënë rrenjët tona të shkëputura andej këndej !!
Ka ardhur koha që të gjitha partitë, të gjithë politikanët të punojnë për një Bashkim Kombëtar, që brezave te ardhshëm t’u lëmë një Shqipëri pa trarë ndarje në mes…!
Ka ardhur koha të mbrojme simbolet tona kombëtare, të bashkohemi rreth njeri tjetrit me shumë dashuri dhe respekt pa vrarë e pa prerë !!
Të mbjellim gjelbërimin e t’u japim fëijëve tanë një ajër të pastër.
Të duhemi e të kuptojmë se ky është vendi ynë, janë rrënjet e të parëve, janë hapat tona… të fëmijëve tanë. Janë ato gjurmë drejt të cilave do ecin brezat e rinjë…Dhe ëndrra e një Shqiperie as të madhe, as të vogël, po vetem aq sa është ajo natyrale, me territorin e saj kompakt ku shtrihen shqiptarët në tokën e vet që nga lashtësia, te bëhet realitet, duke u lidhur fort pas njëri- tjetrit, që askush të mos ketë më forcën as guximin për të na ndarë e coptuar dhe nje Shqiperi e tille unike, të mos vdes kurrë.
Ta duam këtë Shqipëri si na duan prinderit tanë, si duam ne fëmijët tanë dhe ti japim vetëm dashuri, se është kaq shumë e vuajtur, sa më bënë të ndjehem fajtore !!

Anita Hoxha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.