“”””””””””””””””
Mik i dashur, lamtumirë !
Po iki nga ti, pa të zgjuar…
S’dua ta bëjmë ndarjen të vështirë,
E mbylla derën ngadalë ; pa të takuar.
Kur ylli polar, të tretet në hapësirë
dhe dita, si kristal do nisi të agoi,
do më kërkosh, nëpër dhome ; e di mirë…
Mes trishtimit do pyesësh, vallë pse shkoi ?!
Është jet’ e shkurtër, nuk mundem të pres…
Nuk mund tu kthehemi pas, premtimeve të vjetra
Ndaj, kokêulur, po largohem këtë mëngjes…
Dhe ti rrugë të mbarë, te ajo tjetra !
Mos më thuaj, se më ke dashur
Ti nuk dije aspak të më doje !
Sa herë unë shpirtin, ndjenja zbrazur…
E sa herë atë tjetrën, fshehtas takoje !
Nuk më lëndon, kjo ndarje me ty
As lamtumirë s’të them me lot !
Nëse shihemi një ditë, sy ndër sy,
vitet që ti dhash,vallē a mi kthen dot…?!
Anita Hoxha