Sot është një ditë e rëndësishme për ne shqiptarët, rimarrim pasaportën europiane, at pasapirtë që sundues e matrapaz të ndryshëm na hoqën në kongrese e konferenca… Ne ishim Europa, ne jemi Europa, e ne do jemi Europa
Festa e shqipes kalon malet…
Po th’rret bota oj Shqip’ni
rrezja e dillit po të shndri
vesh me petkat prej florini
sot europa dorën të shtrini
t’ thirri nanë e t’thirri motër
kish’nda zjarrin në t’njajtën votër
u kujtu për nanën e vet
që kish lan’ para shumë vjetsh’
Oj Europ oj Europ
shum’ t’kërkuam mbi k’të tokë
se ti je bija e Trojanit
ti je motra e Dardanit
Shqipet sot t’gjetën folen
mbi kalatë flamurin ngrenë
mbush me shekuj me histori
“Mirëserdhe moj Shqipni”
Shqipëri emër t’madh ke
N’sofrën e madhe mbi ktë dhe
ftove shekujt për me ditë
sa me g’zim k’të ditë ke pritë
Nga Kosova e Çamëria
festë po ban’ e tan’ Shqipnia
bie daullja s’di të ndalet
vallja e shqipes kalon malet…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
KRIPORET ILIRE EDHE SOT JANË TË DYTAT NË BOTË…
Bukë e kripë e zemër……!
Një shprehje shumë e bukur e përdorur nga ne shqiptarët.. Mario Guarnaçi, një akademik italian i viteve 1700 shkruante se Etruskët ishin mjeshtra të prodhimit të bukës… Etruskët ishin Pellazgët e lashtë, Illirët shqiptarët…Ajo traditë u trasmetua në mijëra shekuj…sa akoma egziston shprehja popullore “Bukë Zadrime e verë Podrime” Po buka e Zadrimës ishte dhe është e veçantë, por bukën e bëjnë shumë të mirë Mirdita edhe të gjitha krahinat e Shqipërisë…
Kripa një element tjetër i rëndësishëm , sa shumë rrugë nëpër botë kanë marrë emrin e sajë, ishin ato rrugë nëpër të cilat kalonte tregtia e kripës… kalonin Ilirët…!
Po kush ishin mjeshtrat dhe prodhuesit më të mëdhenj të kripës? Pa dyshim Illirët..
Rezerva natyrore e Salinës së Margerita të Savojës është një zonë e mbrojtur në Pulia, e krijuar në 1977 dhe që ka një shtrirje prej 20 km me një sipërfaqe prej 4500 hektarësh…
Saline ( Kriporet) janë rreth 12 km nga Barleta dhe janë më të mëdhatë e Europës dhe të dytat në botë…
Historia e Salineve ( Kriporeve) është shumë e vjetër, të parët që kanë jetuar në këtë territor ishin Illirët në shekullin IV të cilët i kthyen këto vende në toka pjellore duke zhvilluar edhe tregtinë detare.. Nga IIirët lindën dhe kriporet e para dhe me to edhe eksporti kryesisht drejt lindjes… Do të kalonin 16 shekuj dhe kriporja Ilire e lënë në harresë, vetëm do të bonifikohej, për të qënë përsëri aktive nga Charles III i Burbonit dhe në vitin 1700 ishte një nga ndërrmarrjet më të mëdha të jugut të Italisë!
Duhet të kuptojmë , sa rrugë përshkuan illirët , sa kulturë dhanë aty ku shkuan për të dërguar kripën… Krenarë që të parët tanë u dalluan jo vetëm në përpunimin e metaleve, prodhimin, e verërave, bukës , vajit të ullirit, por shpërndanë edhe kulturën e prodhimit të kripës, dhe “Kriporja” që ndërtuan ata edhe pse kanë kaluar mijëra vjet fungsionon akoma duke qenë e dyta në botë për nga madhësia. Kjo ” Kripore” gjendet në Itali dhe ka marrë emrin e mbretëreshës së Savojës Margherita! Sot është një nga vendet turistike shumë të famshme të Italisë!
Bukë , ilire, kripë ilire dhe zemër shqiptare ky është Pelazgu, Etrusku, Iliri, Arbnori, dhe Shqiptari. Bukë – Kripë – Zemër!