13.2 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Argjend Hasani

MËSUESIT TIM..L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi

Në ditën e mësuesit
Kujtoj mësuesin tim
Pishtarin tonë të dijes
Mësuesin e urtë Qamil.

Me ditarin e tij në dorë
Në errësirë, bënte dritë
Na e mësoi alfabetin
Natën na e bëri ditë.

I dashuri mësuesi ynë
Ai s’dinte të lodhej kurrë
Na mësonte pa ia nda
Për dije, atdhe dhe flamur.

Ne të jemi mirënjohës
Ti, mësuesi ynë i parë
Vepra jote na u bë dritë
Me ty sot ne jemi krenarë.

“””””””””””””””””””

KU JE VALLË, O ILIR TRIMI..L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute

I urtë, i ëmbël e i buzëqeshur
Kishte shumë ëndrra në jetë
Shoku ynë i dashur i rinisë
Na thuaj vallë ku ke tretë.

Sot me dhimbje kujtojmë kohën
Kur me ty gjithçka kishte gjallëri
Kur loznim e qeshnim së bashku
Në ato kohëra sikurse fëmijë.

Plot jetë, shpresë e vullnet
Ilir, i dashur siç ishe ti
Vëlla i vetëm, i dy motrave
Pse le nënën me lotë në sy.

Seç u këput një lule herët
Mu në kohën kur po rritej
Seç u shterrën lotët e nënës
Dhe të atin që po venitej.

Pyesin shokët e vendlindjes
Ku je vallē, o Ilir trimi?
Tani jetojmë të lirë, o vëlla
Por pa ty është ngrysur gëzimi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.