30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Arjana Fetahu Gaba

 

MOS U MËRZIT

Imazhi mund të përmbajë: Arjana Fetahu Gaba, duke qëndruar

Sa u këputa, sa u rropata,
Unë fatin tënd, kurrë dot se pata,
Gjithmonë kam ngel,me gisht ne gojë,
A thua jeta më vë në lojë.
Unë kam shtëpi të vogël fare,
Mezi të sheh syri dritare,
E ndërsa ti, me kate shumë,
Unë para s’kam , por ti ke lumë.
Dhe më përdridhesh, porsi kokosh,
S’mund të them, se s’vlen një grosh,
Mbushur bankat, si furrë buke
Si gjel maj plehut, lëpirë bajluke.
Unë anës murit, që shes cigare
Fare tymosur, mendje s’kam fare,
Por prap ja fus, një si Jovani,
Një tra la la, hop te jorgani.
Se nesër vjen, një ditë e re,
Mbase lind dielli, dhe këtu tek ne,
Se ështe harruar, e ngroh gjetiu,
Në katër mure, mërzitet miu.
Se une as ujë, kam kohë që s’kam,
Sytë dëshpëruar, në lavaman,
Tek vila jote, të lahem vi,
Nëse pranon, për nder ta di.
Kalamajtë my zgjyrosën,
Si katran u katranosën,
S’kemi as lumin afër, I lumi unë,
Mbase vjen ujë, këtë të shtunë.
Se ka fajin, gjithmonë pushteti,
Në këtë rast, e ka Serveti,
Eshtë dy metra, një palo burre,
Per 5 leakë, të hedh në furrë,
Por ka ,dhe shumë njerez që kanë para,
Dhe janë të ndershëm, sa më s’ka,
Ndihmojnë fukarane e gjorë,
I japin shpresë, I japin dorë.
Por unë, nuk shkruaj nga zilija,
Dua të ketë e gjithë njerëzija,
Të shoh të lumtur, tek shkojnë në punë,
Me ta te jem ,përkrah dhe unë.
Mos u mërzit, se kam me ty,
Sepse nuk jeni, as një ,as dy.

Arjana Fetahu Gaba,

New Jersey, 2019

“”””””””””

DHE VJEN NJË DITË, DITË
Humbëtirë thikë,
Pasjonesh të nguruara…
Rrjetë frymash që të mbysin,
E spirale mendimesh më plakin.
Djersë të ftohta në duar,
E lëmsh që mblidhet në fyt,
Leshëra leshuar dhimbja,
E unë si e dytë.
Në tjetrën ditë,
Jam e paftuar,
Jashtë saj e tjetërsuar.
Dhe ndjenja vjetërohet me mua
Duke kërkuar jetë, jetë,
Gjej pa dashur,
Vazhdimësi boshe.
Shakullepsur,
E mbledhur në qoshe.
S’gjej veten,
Mundohem të përshtatem,
Pa u djegur në brigje,
E vjellë rrugëve të errta,
E shtigjeve të zëna.
Pa tjetërsuar dinjitetin,
Të përshtatem,
Të mos flliqem,
Të mos baltem
Në u ktheva grifsha,
Ptu,
Në fytyrë u pështyfsha
E kokë mos ngritsha,
Kurrë mos arrifsha.
Të më njohë nëna.
Dhe vjen një ditë, një ditë,
Unë marr fuqine e malit,
Shkrepjen e strallit,
E zemrën e djalit,
E me grusht çelik,
Guxoj të luftoj,
Të fitoj,
E të jetoj.
Si ëndrra që kisha në shekuj!

Arjana Fetahu Gaba,

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.