22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Arjana Fetahu Gaba

 

ERDHA NËNË ÇAMËRI
Erdha nënë Çameri, erdha,
Erdha unë, mbesa jote nga Shqipërija,
Erdha të shoh pak nurin tënd,
Erdha të shoh shtëpitë e mija.
Ullinjtë e plakur pa të zotët,
Janë ar e shkuar, përmbi ar,
Janë zilija e dushmanit,
Janë të gjitha, me gjak larë.
Ferrat kacavjerrë ,dhe shkurret,
M’kanë zënë grykën e shtëpisë,
Aty ku gjyshi qante me ligje,
Kujtimet e tij, të vegjëlisë.
U ula pak, tek guri I portës,
Dy fjalë në heshtje,seç mi tha,
Bijë e kësaj toke, mirë se më erdhe,
Ti je rrenja, dhe jo “ata”.
Një pikë loti, padashur derdha
Kujtova stërgjyshen time, Fajkanë,
Qe vdiq pa e parë më Çamerinë,
Më të bukurin , vatanë.
Ish ajo fisnike grua,
Filaqotja shamibardhë,
Kur ti çoj lule tek varri,
Do ti them, nga larg kam ardhë.
Vajta i putha, pragun shtëpisë,
Lule manxuraje, mbldha
Tu marrësh erë, e të çmallesh,
Nga Filati, për ty i solla.
Me këtë tokë kam lidhje gjaku,
Eshtë e bekuar nga perëndia,
Eshtë e jona dhe do të jetë,
Sa të jetë jeta, Çameria.
Arjana Fetahu Gaba,
No photo description available.
TË KUJTOHET?
Sa herë e prisja shiun, ashtu të ëmbël, të butë si buzët e tua, të kujtohet?
Ditë me shi ish, kur mora puthjen e parë nga ty,
Dhe si një mjelmë e bardhë, ula qafën e gjatë turpëruar,
Për të të mos parë, drejt e në sy.
Nga turpi…
Qerpikët, lotuar nga brënda shpirtit të dashuruar,
Dhe vetëm rrahje, rrahje zemre,
E puthje pa pushuar.
Shiu butë, prekte gjoksint tim, e rrekera të vogla shkruani emrin tend,
Gufonte zemra, si gurgullima e ujit,
E mua, s’më zinte vendi vend.
Ndësa neonët, shkëlqenin nga bulëzat e shiut, si pika argjendi,
Ti prekje me buzë ballin tim të lagur,
Sepse e dije, duart e mija rreth qafës tënde, ishin të sigurta aty, dhe me dëshirë.
Ti më njihje siç njihje diellin që linde ç’do të nesërme,
Ti e dije, që s’do kish kurrë, një lamtumire.
Dhe unë e ndjenja, çdo frymëmarrje tënden,
Dhe s’doja të mbaronte, as shiu dhe as nata.
Arjana Fetahu Gaba
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.