Mos me prek ,me lendon si plagen kur ze kore,
Po ta ngacmosh ,e njejte dhimbje sikur n’fillim,
As me veshtrim keqardhje mos me shiko,
Une jam vete brenga e shpirtit tim.
Ti mos me fal, me ler ta mbys kete makth qe po me mbyt,
Me ler te paguaj taksen e shpirtit si nje I vdekur,
Une s’do te blija nje shpirt tjeter, si lypsar tek Zoti,
Po do ti jap jete ,shpirtit tim te mekur.
As doren mos ma zgjat mua, s’ka dobi,
Nga bataku ku me ngecen kembet do te ngrihem ,
Ti atehere do te ndjesh se jam sheruar,
Nga plaga ime, me nuk njihem.
S’do ta shohesh ne syte e mi trishtimin,
Vetem se ne shpirt ,sikur e gdhendur do struket gjithmone ,
Sa here psheretimat te me lodhin zemren,
Do te jete aty, e me kujton.
Atehere, vertet me ke shpetuar dhe pse kam qene thyer,
Dhe ti do t’e me njohesh ,tiparet te njejtat mbeten,
Kur une te jem ajo pema e çelur me zogj rrethuar,
Ti do te me gjesh mua, kur te gjej une veten.
Arjana Fetahu Gaba,
Jun 16, 2019