15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Arjana Fetahu Gaba

Unë dua të ndihem sot si një diell

Më puth diell, ftohtë më kanë buzët
Pak bulëza vese trëndafili, ti njom të marrin jetë,
Dimrin e kisha të ftohtë e më mbajti strukur
Ngatërruar më kishin retë.
Një fllad e dua si përqafim
Nga ca pulëbardha kur shkojnë me krenari,
Të mbush mushkritë me ajer jete
Te ndihem prap njeri.
Detit, ti prek pak valët
Dhe shputat e këmbëve ti lëshoj shpenguar,
Të dëgjoj pak zënë e shpirtit kur më flet I lirë
Të harroj se ka qënë trazuar.
Pastaj, një melodi do të kem në gojë
E turp pse dëgjohem s’do të më vi,
Unë dua të ndihem sot si një diell
Mjaft më, në arrati.

Arjana Fetahu Gaba,

New Jersey, June 23, 2021

“”””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze dielli

Sytë e tu
Sytë e tu
janë tjetërsuar,
në brigje janë kthyer,
të mbytur,
e unë s’po i njoh,
i kam frikë.
Ata dikur,
më merrnin me vete,
më shpinin në furrnalta shpirtrash,
dhe unë ngrohja aty,
sytë e mi të ndrojtur.
Sytë e tu,
më shpinin të shihja,
horizonte ngjyrë manushaqe,
në qiejt e dashuruar nga ëngjëjt.
Në majat më të larta më shpinin,
e unë dehesha nga dëshirat.
Tek ata,
shihja si rritesha e s’kisha frikë,
se më mbanin ngulur që mos të shihja poshtë e rrëzohesha.
Ata më flisnin me tinguj bilbilash,
me aromë nga të bjeshkëve të virgjëra,
Me poezi të një muze,
që shperthen papritmas sikur një vetetimë matanë qiejve,
më flisnin.
Ata më jepnin jetë,
dhe unë ripërtërija qelizat,
e bëhesha më e bukur,
bëja krahë më të fortë…
Por tani,
ata janë tjetërsuar,
në brigje janë kthyer,
të mbytur..
S’më gënjejnë
mua sytë e shpirtit!
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, June 24, 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.