TI DI DHIMBËJET

Ake goj oj tokë me fol
Me tregu kush ta derdhi gjakun
Ake goj oj tokë me fol
Me tregu kush ta mori hakun
Ti di dhimbjet pasha malet
Ti di plagët e pa sheruara
Ti njof nënat me lotë në sy
Mbi djep të thatë duke vajtuar
Pasha djepat që u rriten jetima
Pasha shiun që se lau gjakun
Pasha dheun që e mbaj mbi varrë
Për ty qohem e marrë hakun
Këtu ku nëna na lindi
Lotë e dhimbje na shkoi jeta
Këtu ku i këndova lirisë
Këtu edhe vdeksha
“””””””””””””””””””””