12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Armenida Qyqja

-ME TY DO TË JEM-
Me ty do të jem kur t’na tradhëtojë koha,
T’na rrudhë, t’na fishkë pa mëshirë,
Nëpër shtegun ku ngushtohet fryma,
Me dritën do të ruaj, thellë në sy…
Do të vij dita, kur e lodhur do jetë rrahja,
Por vrapin do të marrë, prapë për të dy,
Kur dashurinë ka zemra brënda,
Si një feniks, nga hiri ngrihet përsëri…
Harroji orët, kalendarët e kësaj bote,
Me të, si më parë, kuturu le të rendin,
Unë e ti shkojmë e vijmë prej tjetër kohe,
Me atë që vetëm brenda zemrës ecën…
-ARMENIDA-
(Dhjetor 2022)
-DRITARE E HAPUR MES BARDHËSISË-
Bie borë mbi mallin tim, shumë,
Sa për tërë netët e zbardhura pa ty pranë,
Sytë e mi e harruan gjumin
Mbi qepallat e tua, shtrirë me diellin…
U zbardhën tërë udhët ku ecëm,
Çdo ditë dhe pse vetëm në timen mendje,
Eja, mbi borë gjurmët tona të lëmë,
Dhe ushqim për zogjtë ca thërrime e puthje…
Shtëpiza ime e re nuk ka oxhak,
Për një dritare të hapur kërko dhe pse bie borë,
Shumë, sa për tërë gjërat që dot s’numërohen,
Aty jam unë, me sytë që ty të presin…
-ARMENIDA-
(Dhjetor 2022)
-MOTIV TË VETË RRAHJES-
Ti ke fuqin t’ma ngjallësh buzeqeshjen,
Dhe kur me një mijë gozhda ma gozhdojnë,
Gojëhapur i lë tërë shpirtrat e vegjël,
Që fjalën e helmët kanë të vetmen vegël…
I fshiva, i fshiva të gjitha, i dashur,
Dhe gjurmët që mbi shpirt më lanë,
Tek ti erdha me buzëqeshjen veshur,
Sikur asgjë, të mos kishte ngjarë…
Veç ti ke fuqin t’ma ngjallësh buzëqeshjen,
Përtej buzëve e syve, thellë brenda zemrës,
Asnjë herë, kaq fort s’e kam dashur jetën,
Se sa tani me ty, motiv të vetë rrahjes…
-ARMENIDA-
(Dhjetor 2022)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.