Frojd-i thotë se feja është një illuzjon i madh dhe vjen nga fakti se korrispondon me dëshirat tona instiktive. Ky iluzjon, sipas Frojdit, ka një të ardhme të madhe.
Kjo formë iluzjoni, e cila për mefshërinë njerëzore ka shkatur në të shkuarën, por vazhdon akoma të shkaktojë veç lufëtra, gjak, urrejtje, ndarje dhe shtypje mes njerezve, do të vazhdojë të riprodhohet në format nga më të ndryshmet. Ndaj do të ketë gjithmonë forma të ndryshme feje; forma feje personale, larg dhe jashtë feve institucjonale.
Ndoshta kërkimi personal, mendoj unë, është alternativa më e drejtë dhe e llogjikshme për qënjen njerëzore.

E parë në pamje të parë ky citim i Frojdit ka arsyen e vet të patundur. Nëse duam të arsyetojmë me mënd në kokë dhe me këmbët ngulitur mirë tek arsya. Është kështu. Duhet të jetë kështu. Një analist serjoz arrin në këtë konkluzjon të patundur. Përtej dëshirave tona, përtej iluzjoneve tona, përtej ëndërrave tona, përtej dëshirës tonë për të qenë të pavdekshëm dhe të ngushëlluar nga dikush, (NJë Hyjni e Drejtë) pas vdekjes; rrin përherë vigjilente, e pamëshirshme ajo: e vërteta e pranueshme nga arsya e shëndoshë njerzore. E vërteta racjonale e cila, pa iu dridhur qerpiku citon: asgjë ishim përpara se të lindnim, dhe asgjë do të jemi pasi do të vdesim. Jemi pra një rastësi fatlume e universit. Fare vetëm dhe të humbur në galaksi. Ndaj duhet t’i zgjidhim vetë hallet tona të bashkjetesës në paqe.
Deri këtu gjithçka është e thënë me mend në kokë. Nuk e luan topi, kur themi ne. Por kjo është veç pika e vështrimit racjonal, ajo më bindësja, më i besueshmja dhe mbizotëruesja, në arsyen njerëzore. Më me mënd në kokë, do të shtoja, por nuk ështe e vetmja. Nuk mund të jetë e vetmja. (Teoritë e Ajnshtajnit mbi relativitetin, dukeshin broçkulla, gjepura, por mbasi u provuan, ato ndërruan rrjedhën e shkencës dhe fizikës). Kush më garanton mua që edhe llogjika njerzore që thotë: nuk ka gjë përtej , është një gjykim i rremë?! Relativiteti i pikëvështrimeve, është i shumëllojshëm. Sa gjëra ekzistojnë por ne nuk i shohim. Valët eketromanjetike, tingulli, atomin nuk e shohim etj etj. Ndaj e parë nga një këndvështrim i ri, atëherë arsyetimet mund të jenë nga më të ndryshmet.
Arsyetimi im psh, shkon më tutje. Duke qenë njeriu krijesa e vetme që njohim në univers e pajisur me arsye, atëherë ka edhe privilegjin e madh të analizojë, të reflektojë dhe të thellohet mbi misterin: Jetë. Fakti që përtej jeta mund të jetë iluzjon, përrallë, mund t’i përkasi vetëm një grupi njerëzish mbi tokë të cilëve nuk i depërton ndjesia spirituale. Njeriu nuk është vetëm racjonalitet dhe arsye e ftohtë analizuese. Njeriu është një qënje shumë komplekse. Ndaj një pjesë tjetër e njerëzimit, të cilët kanë aftësi perceptimi, intuitive dhe nivele spirituale më të avancuara, (ndjejnë dhe kuptojnë më thellë) e shohin fenomenin nga një pikëvështrim krejt tjetër. Pra.
Mund të jetë illuzjon, siç pohojnë racjonalistët dhe skeptikët, por mund të jetë edhe e kundërta. Pra që njeriu është një qënje me sytë e fashuar. Që jeta materjale që njohim, është një iluzjon sepse ne nuk e perceptojmë as edhe nuk e shohim të vërtetën. Dhe e Vërteta i fshihet njeriut, (është pra një kapriço largpamëse e Hyjit Suprem) sepse është ai vetë që duhet t’a kerkojë atë me hulumtimet, arsyen dhe sidomos me shqisat. Ose më mirë, me shqisën e gjashtë. Atë intuitiven. Pra, kemi dy varjante kryesore kontraposte.
Mrekullitë, vizjonet, gjendjet e tranc-it, fenomenet e pashpjegueshme, nuk mjaftojnë. Mendoj, se vetë njeriu, po ti futet meditimit të thellë, sipas meje, arrin po vetë në konkluzjonin se nuk jemi prodhim i rastësisë. Gjithçka është aq perfekte, aq e bukur në natyrë sa me do e mos u ka krijuar nga një dritë, inteligjencë, energji tepër superjore dhe sublime. Ky është konkluzjoni i hulumtimeve të mia personale. Si gjithçka mbi tokë që e ka një zot, edhe në qiell, e ka nje Zot kjo punë.
“Shpikja” apo “sajesa” e ferrit dhe parajsës nga njeriu, nuk është sipas meje një frut i iluzjoneve të tij, por është jo vetëm një ekzigjencë shpirtërore e njeriut, por para së gjithash ajo është niveli më i lartë i ndërgjegjësimit kulturor të njeriut. Shkalla më e lartë e qytetërimit të tij.
Ka njerëz që ideja e përtejjetës as nuk i depërton fare neë mëndje, ndaj për to ajo është deri edhe një iluzjon i rrezikshëm i cili aq shumë telashe i ka sjellë njeriut në të shkuarën.
Ka njerez që janë në mëdyshje, por bëjne kërkime personale spirituale.
Ka edhe njerëz që e mendojnë se ka diçka përtej, dhe këto ndahen në fraksjone fesh-ë dhe besimesh nga më të ndryshmet.
Sa më shumë njeriu rritet si nivel spiritual, aq më shumë ai i afrohet idesë së Zotit, gjykimit të tij dhe idesë së ferrit dhe parajsës.
Përse atëhere, jo i gjithë njerëzimi nuk beson tek kjo ide, beson pak apo e beson atë marrëzisht, pa arsye. Thejsht si një akt Besimi pra? (atto di fede) Shumllojshmëria është pasuri. Është mirë që është kështu dhe kështu duhet të jetë në të vërtetë. E shumllojshme e cila jeton duke respektuar njëri tjetrin.
Vetëm ai grup njerëzish që shpirtërisht janë të avancuar, ( janë të ndershëm, besojnë tek vlerat e vërteta, janë mirnjohës, kanë zemër dhe ndihmojnë më të varfrin, nuk shpifin, nuk mashtrojnë, nuk janë fallco, e duan drejtësinë dhe bëjnë për shoqërinë dhe të tjerët, janë punëtorë dhe besojnë tek shoqëria, etj ) këto njerëz me spirito vero e puro, me shpirt të dlirë dhe të virgjër, pra janë më afër rrugës së të padukshmes.
Ky dualitet, ka gjë përtej / nuk ka gjë përtej, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë, derisa të zbulohet vetë sekreti i jetës.
Është arritje e madhe për njeriun pra, mos t’a përziej atë, (fenë) me pushtetin, me politikën, me Shtetin, apo më keq, me fitimin. Ajo duhet të mbetet një sferë fare intime dhe personale e njeriut e cila ka të bëjë veç me ndërgjegjen e tij, me veten e tij, me shpirtin e tij.
Ashtu si besimi, spiritualiteti i avancuar apo kërkimi i thellë që njeriu bën për të arritur tek konkluzjoni i ekzistencës së përtejjetës, janë dhurata hyjnore, që njerut i vijnë nga sfera të cilat e tejkalojnë, (trascendono ) la ragione.
Pra, konkluzjoni im. Sipas meje ka diçka atje tutje. Diçka të madhe fare e cila na josh, na tremb, na vë para përgjegjësisë morale. Hyjnija Superjore jo pa qëllim e ka fshehur të vërtetën, njohja e së cilës avancon me zhvillimin e shkencave dhe sidomos me zhvillimin kulturor, socjal dhe emancipimin spiritual të njeriut. Jo pa qëllim Hyja i ka dhënë njeriut arsye dhe sentiment, (ndjenjë) në mënyrë që ai të përparojë me forcat e veta, me hulumtimet e veta, dhe jo duke ndjekur dogmat e shkruara nëpër libra.
Ndaj i jepet çmim, në rradhë të parë shenjtorit laik. I cili në sytë e Hyjnisë është dhe duhet të jetë më e mrekullueshmja qënje njerëzore. Qënja njerëzore e së ardhmes. Këtu buron edhe humanizmi pa fund i këtij mesazhi universal, i cili vlen për ato që besojnë dhe nuk besojnë.
Kush nuk mashtron, kush nuk mendon veç për vete. Kush ndihmon nevojtarin, kush nuk tradhton. Kush beson tek familja, tek shoqëria, tek një ideal i lartë njerëzorë. Kush nuk don veç të akumulojë materje, kush lufton për të mirën e njerëzimit, kush nuk korruptohet , kush i shmaget hipokrizisë. Kush nuk gjykon të tjerët, kush nuk qahet, kush i është mirnjohës qiellit apo njeriut për një të mirë që ka patur nga A/ai, kush është pozitiv dhe optimist. Kush nuk e humb vetveten, nuk bëhet pis por lufton për të drejtën. Ose më mirë : për një sens të pranueshëm drejtësie të ispiruar nga hunanizmi dhe nga arsyja e pranueshme njerëzore,. Kush adhuron vyrtytin dhe lufton për paqen. Këto njerëz, janë shenjtorët laikë të së ardhmes.
Ka apo nuk Zot përtej, nuk jemi të aftë t‘a vërtetojmë, por të luftojmë për platformën e sipërme humane, kjo është detyrë e së ardhmes. Po u sollëm mirë dhe në mënyrë korrekte dhe të vyrtytshme, do të na dojë fort Hyja i çdo feje, do të na dojë më shumë vetë Kozmosi.
Është apo nuk është iluzjon përtej jeta, duhet të mbetet diçka fare personale dhe intime. Një akt besimi i cili e tejkalon arsyen. Ajo ka të bëjë me brendinë tonë më të shenjtë. Por, t’a përdorësh mirë dhe si duhet, me ndërgjegje pushtetin. Të luftosh për të mirën e njerëzimit, kjo varet veçanërisht nga ne, njerëzit e pajisur me arsye dhe shpirt.
A. S