13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Asllan Miftari

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

JO VETËM NOSTALGJI…

Halle të mëdha t’ kanë rënë mbi kokë
Ditë për ditë e mot për mot
Dikur peshën e ke pas të rëndë
Sot s’ të ngroh diell, as s’ të ndriçon hënë !
Të mbaj mend me sy të pa ngjyrosur
Shtatin si selvi e shpatulla krekosur
Buzët pa “make-up” e faqe të pa pudrosur
Me fytyrë të njomë e vello të pa rrudhosur !
Netëve të acarta, na mblidhje për rreth votrës
Zili na kishin, dhe “Boss”-ët e botës !
Të kujtoj me mall, filiz duke u rritur
Hap pas hapi, majave duke u ngjitur….!
“Fanar ndricues” buzë Adriatikut
“Halë” në sy na kishin, ata matanë Atlantikut !
Dritë duke bërë me kandil në dorë
Fëmijët duke qeshur e zënë dorë për dorë
Në mes të dimërit kriste muhabeti
Muret e shtëpisë vlonin nga lezeti !
Dhe pse s’ kishte kompjuter e qendër interneti
Kryefjalë ishte nderi, besa e sinqeriteti !
Nostalgjik nuk jam, s’dua të shkruaj për nostalgjinë !
Ndjesë ju lutem, por kujtova pak fëmijërinë !
Endërruam për një botë me veshje të re
Që e shtrenjtë liria të ishte me ne
Ëndërruam një botë, ndryshe nga kjo sot
Një botë, ku në vendin tonë të ishim zot !
I dua ata që mbrojnë të drejtat dhe lirinë
Ata që këtu na e mbajnë si “nuse” rininë
Ata që luftojnë pa mëshirë krimin e varfërinë
Ata që arsimojnë dhe këtu e ruajnë “pasurinë” !
Shkas që shkruaj sot janë, druvarë të etur për zjarr
Rrugëve të botës, njeriun bëjnë pazar
Presin pa mëshirë “filizë” të njoma
Presin “degë” të reja e shkulin “lule” plot aroma !
Trondisin e krasisin vendin anë e mbanë
Diellin të gllabërojnë e ta kthejnë tej mbanë !

Ju falenderoj FB për kujtesën !

.

Copyright@Asllan Miftari

Tirana – Albania

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.