10.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Autore: Oltjona Selamaj

“Në klasë me bulistët”…

Dikur studioja në një shkollë të mirë…

Me nxënës të zgjedhur, nga një konkurs i lirë

Kishim lëndë pafund

Qe shkollë e vështirë, por më e vështirë, të ishe i mirë.

Në familjen time, ndiqej hierarkia.

Kur prindi këshillonte, do të heshtte fëmia…

E unë isha rritur me këtë edukatë…

Nuk dija se bota, qe zhurmë,

e shamatë.

Im atë, i qeshur, herë- herë

edhe strikt…

Por, e donte fort gruan, edhe ne dy fëmijtë.

Në shkollë të mesme, unë u shokova…

U njoha me përbindësha…

U traumatizova.

Si vajza, edhe djem, një grup i vështirë…

Fjalë të rëndomta, sjellje jo të mirë…

Ndonëse, kishin ardhur nga familje të kamura, të mira…

Sjelljet harbute, i bënin egërsira.

Si sot më kujtohet, sa frikë i kisha

Tridhjetë fjalë ata, një e thoshte zysha.

Një herë në klasë, bënim matematikë…

Me një profesor të vuajtur, sy ngrysur, pa dritë.

Ishte moshë e madhe, në dorë duhanin…

Këta bishat e klasës, me dhëmbë.sa s’ e hanin.

Kurse unë, haja lotët, grushtet shtrënguar…

Thoja me vehte:” ZOT, jepmë forcë, t’i rrah me këto duar”…

Asnjëherë, dhunën nuk e kisha dashur, por atyre kokat, ua doja përplasur.

Mësues Eftimi, një burrë pa fjalë, i persekutuar, kur ishte ende djalë

I vojtur sa s’ thuhet, i veshur jo mirë, durimi m’u sos, reagova me dëshirë.

E tallën, e shanë, e ndotën me ç’ mundën…

Asnjë s’ reagonte, këta klasën e tundën.

Unë, më e urta, u dhashë.një leksion…

Jam e bindur edhe sot,

askush, s’ e harron.

U ngrita më këmbë, u thashë: “Tani ndaaal”…

“Ju s’ qënkeni njerëz, ju jeni vandalë”…

“Do të shkoj në drejtori, e do t’ them dy fjalë, të shohim a do të hinglllini, si i tërbuari kalë”…

Unë nuk jam spiune, por po më detyroni.

Të gjithë u kanë frikë, por mua s’ më frikësoni.

Çdo ditë pa mëshirë, profesorin poshtëroni.

U ngrit një hardhucë, e shëmtuar sa s’ thuhet, si mashkull i keq

Me helmin prej gjuhet…

“Shife shife, u bone edhe ti, të n’ a tregosh ne rregullat, në sy të atij”…

“Ec çuna dalim”,- bërtiti ngërdhedhur gaforrja

Të shofim sa forcë, do t’ ketë rregullorja…

Shau mirë, e mirë, me fjalor banal

E u ngrit tinëz, nga klasa me dal.

I hyri tmerri, se njifte drejtoreshën

Që kur thosh një fjalë, i’a jepte mirë peshën.( Fjalës)

Profesori shtangu, u ndie i mbrojtur…

Zvarranikët dolën, korridoreve,

si të lojtur…

“Oh, shyqyr”- thanë nxënësit,

“n’ a ra shpirt rehat”.

“Nuk n’ a vihet në shkollë, nga këta të ngratë”.

Me mua u bënë hasëm, por s’ kishin guxim, se e panë që nuk trembej kollaj syri im.

Profesori i gjorë, me hallet e tij

Vinte, e duronte ca palo çilimij…

Që nga ajo ditë, ndryshe më shikonin…

E mendonin mirë, sa herë keq vepronin.

Prindërit e mi, askohe drejtorë,

Por, kurrë nuk jam ndier ndaj askujt superior…

Më shihnin të veshur, më mirë se ata, ofroja dreka, darka, u dhuroja gjithçka…

Thjeshtësia në sjellje, veprim, e mendim…

Ka qenë parimi, prezantimi im.

Pabuksit pasuruar, në mënyrë të padrejtë, e tregojnë gjithkund

“Prepotencën” e vet.

Njeri të bën sjellja, me vartës,

e eprorë…

Vlen çfarë ke në zemër…

Jo çfarë mban nën dorë…

Prandaj asnjë horr,

të mos të t’ bëjë qorr…

Luftoje të keqen, djallit bëji zborr.

Autore: Oltjona Selamaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.