shpirt që rron me thërrime
në të pakryerën e tij
përqafim kohësh
e shkuara me të tashmen
gërmave që shkruan shikimet
atëherë
çasti
që veten,
të majtën e bënte me dritë
ngjyrë zemre
përballë letrës së zverdhur
Ajo!
Është janar.
05.01.2022
Luerda Avdiaj
“”””””””””””””””
asht njëzet e nanta e dhjetorit
veç na e dina k’të
e mjafton!
liria asht nji rreze drite
n’mungesë t’lodh gjymtyrët e vedit
tana mbesin n’grykë
si nji atdhe!
asht njëzet e nantë pa borë
asht pa shi
asht pa mure njerëzore
veç me na
t’banun nji pulëbardhë
qi gjoksin ia rreh nji det i inatosun!
29 dhjetor 2021
Luerda Avdiaj
“””””””””””””””””
natë dimri
ulërima e saj
çorri qiellin
breshër zemërimi ranë mbi tokë
yjet
dogjën trëndafilat e bardhë
rrënojë Troje u bë
e nën të, Ajo
nuk ish as Helenë e Magdalenë
as Gabrielë
as Aurorë nuk ish
asgjë e poetëve
Zotat se madhështuan dot
një gërrvishtje në qiell mbeti
Ajo e bardhë…
Mesnatë,dhjetor 2021
Luerda Avdiaj