E lodhur,e mërzitur,rëndojnë hallet e viteve mbi supet e shpirtin e saj,tashmë edhe pasojat e atakut trunor por nuk dorëzohet,ashtu siç nuk dorëzohemi ne n’luftë për shëndetin e saj.N’spital thotë s’due me shkue,s’due me i bë kahre,kam mjaftë sëmundje shoqëruese dhe s’di çfarë më bëjnë,thjeshtë s’due me pengue luftën me atë armik të padukshëm.*KUJDES VIRUSI VRET*

-Shkas për shkrimin është një iniciativë për të nxjerrë në dritë një libër me pak biografi të mantelbardhëve të UÇK-së.Nga informacionet që kam ky format libri lë shumë për të dëshiruar,mirpo të presim versionin final.Autorin e përgëzoj për kontributin sepse pak apo fare është bërë për ndriqimin e vlerave të luftës,i’a kam lakmi sepse ti hyhet një pune të tillë nuk është lehtë për faktin se të dhënat faktike të luftës nuk përputhën as për së afërmi me të dhënat faktike të sotit.Autori mbështetet në të dhënat e dërguara individualisht të ,,argumentuara me dokumente” që jo në çdo rast janë të besueshme-reale.Nga biseda me të ai pranon sfidën,por deklaron se ka rekomandime që në libër të futen madje edhe ata me vetëm një ditë shërbim,sa e drejtë kjo?.Populli thoshte duhet ndarë shapi nga sheqeri.E tërë kjo është pasojë e moskategorizimit të pjestarëve të luftës e kjo po sjellë pasoja zingjirore e tash edhe në kualitetin e realitetin e përmbajtjes së këtij libri.Po ndodhë barazimi i atyre që ishin nga fillimi deri në fund,madje disa edhe me armë në vijat e para të frontit me ata që kryen ndonjë kujdestari kohë pas kohe që në raste të caktuara edhe të detyrueshme apo ata që kryen ndonjë shërbim rastësor në vendet ku ishin të zhvendosur.Do pranoja sikur libri të ndahej në kapituj:në të parin ata të rregulltit,në të dytin ata me ndonjë kontribut kohë pas kohe dhe në të tretin ata me ndonjë shërbim rastësor pa qenë pjesë aktive e UÇK-së.Më mirëkuptoni nuk jam që ti humbet mundi askujt por të vendoset secili në vendin që e meriton.Kam parë emra që mund të jenë pjesë e librit e që fare nuk kanë qenë pjesë aktive e luftës e madje besoj se do të dalin edhe të tillë që ishin kundër luftës e kjo nuk i bënë nderë ndriqimit të fakteve përveq vetmashtrimit e servimit të trilluar të fakteve për brezat(flas për emra që lidhen me periudhën e luftës së UÇK-së në Kosovë e jo për periudhën e luftës në Kosovën lindore dhe Maqedoni).Nga bisedat miqësore me kolegë-ish eprorë sanitetesh të disa zonave ata zotohën se nuk do lejojnë futjen e emrave të kontestuar,por e di se kjo është e pamundur sepse nuk u pengua me kohë e tash jemi para aktit të kryer.Dikur brohoritej:Krejt Kosova UÇK,vërtetë ishte kështu sepse i tërë populli ishte me luftën,përjashto kolaboracionistët që nuk ishin shumë në numër e tash po më duket vlenë:Krejt mantelbardhët UÇK,ah sikur të ishte atëherë kështu vuajtjet e të sëmurëve e të plagosurve do të ishin më të vogla dhe besoj se edhe ndonjë që sot është dëshmorë do të ishte fizikisht me ne.Unë nuk i’u bashkova luftës për emër,pozitë apo benefite tjera por thjesht për të kryer obligimin moral ndaj vendit,andaj deklaroj publikisht se me pëlqimin tim nuk dua që emri im të jetë pjesë e këtij karvani emrash të kontestuar në këtë libër,ndërsa në një libër të mirëfilltë nuk di a do kisha vend nga fundi sepse emri im ishte i vogël krahasuar me emra eminentë shëndetësorë të UÇK-së.
-Sa për informacion:isha pjesë aktive e luftës nga 15.korrik.1998 deri më 23.qershor.1999 kur u demobilizova vullnetarisht për të kaluar në jetën civile.Veprimtaria ime shtrihej në Llap,Gollak e Shalë,gjithmonë sipas urdhërave të eprorëve të sanitetit e komandës së ZOLL-it.Fillova si pjesë e ekipës në përgatitje të pajisjeve e infrastrukturës së spitalit në Kaqanoll,pastaj deri në ofensivën e 15.shtatorit.1998 në Llap e Shalë pjesë e ekipës në skrening për grupe të gjakut kryesisht në të regrutuerit si ushtarë dhe popullatën e Shalës.Në riorganizimin pas ofenzivës së 15.shtatorit u sistemova në togun e Bajçinës e Revuqit deri në fillimin e sulmeve të NATO-s.Isha i rregullt në këto pika me përjashtim të ndonjë kujdestarie kur kishte nevojë në spitalin në Potok.Sa për informim spitali i Potokut ishte funksional por nuk kishte personel rezident deri pak para sulmeve të NATO-s.Aty kohë pas kohe kryheshin ndërhyrjet e nevojshme dhe rastet postoperative ktheheshin në bazën sanitare të Llapashticës apo gjetiu sipas nevojës e rethanave.Nga sulmet e NATOS-s thuase i tërë personeli ishim të vendosur në këtë spital deri më 30.prill kur për shkak të rrethanave bëhet evakuimi i spitalit dhe të plagosurve.Unë këtu kujdestaroja çdo të dytën natë kurse ditën kujdesesha për të operuerit dhe ata më lehtë të plagosur në objektin ndihmës të spitalit.Gjatë kēsaj kohe isha pjesë e një ekipe për 5 ditë në ndihmë të zhvendosurve në grykën e Pakashticës ku gjatë këtij aksioni vizituam dhe trajtuam 913 persona nga popullata civile.Për shkak të rrethanave më 30.prill fillon karvani i evakuimit të 73 të plagosurve shumica të plagosur rëndë, të palëvizshëm,ky rrugëtim fillon nga Potoku për të përfunduar në Gollak(Sharban,Dyz,Koliq),isha përgjegjës i ekipës për evakuim dhe kujdesje për disa ditë të këtyre të plagosurve.Pastaj me urdhër të komandës mbetem pjesë e ekipës për disa ditë në Gollak deri në pjesën e dytë të majit për të vazhduar në Zllash si pjesë e ekipës sanitare në kuadër të brigadës 153 të udhëhequr nga Adem Shehu,tanimë është edhe fundi i luftës pas nënshkrimt të marrëveshjes së Kumanovës dhe rrugëtimi nga Zllashi në Batllavë shënon përfundimin e misionit tim më 23.qershor.1999.Pasuan ofertat për vende pune dhe të gjitha i refuzova,disa ishin denigruese e disa për përfitime të të tjerëve,refuzova të jem edhe pjesë e stafit të Biokimisë në QKUK,nuk pendohem edhe pse po të mos refuzoja do kisha alamet titujsh,para e çka jo tjetër…!Mirpo nuk mbeta keq fillova punën më 2002 në QKMF-Podujevë me një konkurs të rregullt ku edhe punoj sot.
-Isha ithtarë i edukimit,por kjo mu mundësua pas 15 viteve punë në një program të mjekësisë familjare dhe isha në fund të këtij programi i cili u pezullue përkohësisht për shkak të ,,pandemisë”.Tani më jam në prag të një provimi final i cili nuk di nëse do të mbahet dhe ,,a do të mund të jem” pjesë e tij, nuk është fare ilehtë,kjo për faktin se ky program ka ,,specifikat”e tij-i di.U përkushtova e po mundohem të jem në nivel,shpresoj në mosndikim e paanshmëri,të shohim tek e fundit i sfidave isha dhe sikur pa to nuk mund të rrugëtoj.Në çdo hap të rrugëtimit tim patë të tillë(nuk ishin shumë)që më qëndruan afër-më ndihmuan,andaj falenderues përjetësishtë,por patë dhe ka të tillë(nuk janë pak)që ishin dhe janë pjesë e prapaskenave,më dëmtuan dhe mund të më dëmtojnë-falenderues edhe këtyre sepse më bënë më të fortë.Gjatë këtyre tri viteve kujtoj një thënje të një ligjëruesi të mrekullueshëm:,,Kur mungon apo devijon ligji,pushtetin e merrë në dorë Maliqi”.Çdo punë ka çmim,unë pagova faturat e të sjellurit konform të mësuarave nga librat,s’ka gjë,ende po merrem me librin,por për çudi jo pak me atë për thesarin popullor i cili edhe për situata të tilla ka një shprehje:ç’farë bënë para dite e gjen pasdite e pasditja nuk është larg do të vie,ajo nuk ndalet sepse është proces i ligjit të natyrës-zotit.