Si eshte e mundur qe persona si puna e ketij lloj konfiguracioni te mundet te kalbin Partine Demokratike? Si ka mundesi qe nje popull i tille si ai i Lezhes, te mund te pranoj te perfaqesohet nga ky relief mumjeje? Qe flet tamam sikur te kete zbritur nga koha e faraoneve, ne formen e atyre eunukeve qe ju bejne fresk dhe ju lepijne b…?
Ky rrenegat e provokator, ky “profesor” universiteti, bashke me ate rrembythjen tjeter si puna e tij, pati kurajon te deklaronte dje “kategorikisht” se PD-ja nuk do ti pranonte zgjedhjet dhe si nje palaço politik, ne biseden e tij te peshtire i dha te drejte vetes ti hakerohej gazetarit italo-shqiptar z. Bolino se “ti je nje komunist i Enver Hoxhes”.
E verteta eshte se, sipas mendimit tim, nje pjese e te majtes (socialisteve) kane padyshim rezerva ndaj figures politike te z. Edi Rama, per te cilat nuk eshte vendi ketu. E per pasoje, per hir te mangesive dhe per hir te zhvillimit, ata e ndjejne te domosdoshme ngjalljen e plote te opozites, venjen e saj ne rrolin e duhur, per ti prere rrugen çdo lloj abuzimi ne kushtet e sotme, kur jeta politike brenda partive e brenda organizimeve shoqerore eshte per “ibreti alem”. Dalja e opozites ne jeten e vertete te shqiptareve dhe ne rradhe te pare e P.D.- se eshte urgjence jo vetem e kesaj partije, por krejt kombetare.
Por nuk ka se ku te shkoje me keq! Te mos vleresosh minimalisht figura si ajo e z. Astrit Patozit, Jozefina Topallit, apo Besnik Mustafait e Florian Mimes etj, duke i “shumzuar” keta me krejt koefiçentin e gabimeve apo te “qefmbetjes” (qe kur i kujton te vjen edhe per te vjelle) dhe ti japesh “bese e fe” ketij (e ketyre) konfuzi “pa bese e pa fe”, kjo nuk eshte gabim! Eshte nje shitje drejtpersedrejti e interesave te qytetareve, ne favor te postit partiak dhe privilegjeve qe vine prej tij ne pazarin e krimit politik. Nuk them per me teper, pune “tradhetie apo komploti antishqiptar”, pasi ky koke “pule” nuk ka takat as per te lidhur breket e veta, qe i ka ngritur e i kane mbuluar koken.
Aq me keq te lesh menjane vajza e djem te rinj si ata te “Thurjes” te z. Shabani e znj. Hajdari apo ata te z. Galdini (LRE), jo per t’ju dhene pushtet, por per ti ngritur deri ne nivelin zyrtar te politikaneve e per te krijuar berthamen ku mund te mari fryme e ardhmja, futja ne parlament e ketyre zhgarravinave e co, perveçese eshte nje mungese intelekti, eshte edhe nje pergjegjesi e jashtezakonshme. Nje pergjegjesi qe do te na kushtoje!
Po e le ne pune te vet kete “personalitet” te kenetes te Lezhes, ne luften e tij, tani kunder “komunizmit italian” te gjuetise te rosave, por me pezmatimin e madh te shijes qe te lene keto krijesa te mjera, te cilet tani do te udheheqin popullin nga bangot e atij Parlamenti, te cilin sapo e zgjodhem. Natyrisht po shoh punen time, e cila si edhe e te tjereve, per fat te keq qelbet nga ky lloj llumi, per te cilen dikur do te kujtohet nga pasardhesit si koha e “pluralizmit pa pluralizem”.
P.S : Sapo degjova edhe nje interviste te “siamezit” te vet. Eshte e pamundur te degjosh tjeter interviste me kaq idjotesi, brenda te njejtes kohe. Por meqe idjotesija ne politiken tone nuk eshte habi, me vajti ne mendje universiteti yne. “Zot o zot”, si e ke bere te mundur ta katandisesh edhe universitetin ne kete gjendje? Çfare te kane bere studentet tane te gjore qe deri me sot ju ke vene per “profesore” te tille dordolece?!