12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Barie Çupi

 

GJYSMA KOHËS SIME.L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta

Kaloi gjysma ime e jetës
vite të kalbura
e ca të tretura
e ca të grumbulluara
si merimanga rreth lules së pjeshkës.

Këtu si trarë të ndryshkur
lloqet e njerëzve
thashethemet si trena të tejmbushur
mirësia si petale mbytur
në shkurre drizash humbur.

Ndersa ëndrrat më shpien në kopshtin e blertë
ku ngjyra e trëndafilit
me ngjyros venat
me buzë ia thaj vesën plot shpresë
e purpurt,e çelët,qetësisë i marr jetë

Kur netët më ndjellin lotin e trembur
vargu harkuar në llampë rri ndezur
në gjerdanin e ndritur të fjalëve
si hije e sermtë gdhendur.

Rrathët e syrit shtrirë e ulur
si zinxhir i mbajtur gjatë rreth gryke
klithma e stinëve të zemrës shkulur
si goja e nënës përgjunjur e lutur.

E pangjashme kaloi gjysma e kohës sime
si shkallëz e mermertë
në terrin e mërdhiftë
pak të bukura çaste si muzikë violine
si qeshja e asgjëje një rreze e vogël drite…

“””””””””””””””””””””””””””””L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta e spazio al chiuso

DHOMA IME

Ja dhoma ime e errët
e zgjodha vetë
e kam qëndisur në çdo centimetër
qetë-qetë,
duke kafshuar gjuhën
duke rrëshqitur mbi ankthin
duke gëlltitur lodhjen ,punën
e pangopur duke mbllaçitur mallin.

Këtu ka kaq shumë dhimbje,lot
si bodrume
katror-katror ndarë ne shpirt
gropëza te gurta me rrënjë ne tokë
përqafimet e ëmbla ngrirë duke prit.

Tani dhoma ime e mishtë
si skelet i rrin kohës nën hundë
Ai është fajtor
fajtorë janë të gjithë
unë sërish të gjithë duke i dashur shumë.

E pastaj ndava zemrën në dhomëza skicuar
me flegra prej çeliku
barku llokoçitur i rënduar
lëkura plasaritur
dhoma ime që e zgjodha vetë
ngulur kthetrat ,unë vetëdënuar
dashuri e madhe qëkur më ish’shitur
qëkur më kish’ harruar

Kjo është dhoma ime e errët,
e vogël
tanimë më duket kungulleshkë
ndërtuar si një lodër…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.