16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Barie Çupi

 

PRANE LIQENIT..L'immagine può contenere: montagna, cielo, spazio all'aperto, natura e acqua

Ku kaltërsia t’i përpin sytë brenda vetes?
Ku të fundosen mendimet në qetësi?
Ku mjelmat e bardha si vallja e perëndeshës?
Ku zogu pa kitarë thur melodi?

Ku zhytesh në ujin e ëmbël,mrekulli?
Ku lahesh zhveshur edhe sekret?
Ku natyra shpërbëhet në Perëndi?
Ku zambaku i ditës pin djersën e vet?

Ku dehesh e humbesh në melankoli?
Ku kurora të duket më e bukur se e mbretit?
Ku gjinkallat kendojnë e bëjnë dashuri?
Ku veçse pranë magjisë së liqenit?
b.ç :një ndër liqenet e Bulqizës

“””””””””””””””””””””

JETA NË FSHEHTËSI..L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta e spazio al chiuso

Fol o njeri
më thuaj…
i paqtë me veten
në luftë me jetën.
Në oqeanin e zi do e mbysim hallin?
në përronjte e gjatë që zbresin pikë-pikë nga mali?
në lumenjtë me barkun bosh?
në përgjumjen e këtij qyteti të vdekur?
por që brenda gjaku i lëvron i trembur.
Më thuaj….vazhdon

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.