19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Barie Çupi

 

KËRKO…L'immagine può contenere: 1 persona, selfie e primo piano

Kërko të më gjesh,në të qofsha rrotull,
të më gjuash,pa ma njohur mirë fjalën,
më përmbys,më kthe në një vorbull,
në fundin e rrugës,do ta shkruaj përrallën.

Kërko të më hedhësh në anën tjetër,
me shpinë,me fytyrë ,a përplasur butë,
do nxjerr nga shpirti lëmshin e vdekur
të shëllirtën frikë, kam për ta zhduk.

Kërko të më shtysh pa më prekur
në greminën e lotit bërë lumë,
në lëndinën e blertë kam për tu fshehur,
aromën e dhimbjes do ta bëj pikturë.

Kêrko të më rrëzosh,qiellin mbi kokë,
të më djegësh shikimin,me rrezen e dritës,
më përtyp nëpër dhëmbë,do jem e fortë
ndjenjën do ta gdhend,telave të violinës.

Kërko të më shkelësh ,lëkurën e bardhë,
epitaf i ftohtë si drithërima e mallit
vazhdo duke qeshur sikur fitimtar
zëri yt i idhët,do më zgjojë prej varrit

Kërko i heshtur në ndërgjegjen e tokës,
hidhmë një grusht dhé,ose digjma trupin,
nuk jam unë fillimi,as fundi i botës,
e mira dhe e keqja,vijnë e nuk më lusin.

“”””””””””””””””””””””

MUNDESI E FUNDIT

Diku në një kënd të kopshtit tim
si triumf në shkëmbim,
i servira fisnikërinë e shpirtit njerëzisë.
Soditën,
u përflakën në tërbim,
shkelën mbi petale si ngatërrestarë,
u dëshpëruan prej xhelozisë,
…zbrazdësi pas më lanë.

Qetësisht i pastrova gjurmët
me dobësinë e lotit të ëmbël,
ashtu përunjur duke qeshur ndonjëherë.
Ata u zbavitën,
as nuk ndenjën,as nuk ikën,
e sërish më panë vëngër,
ma përmbysën qiellin në shi e në erë.

Po përse o njerëz
për të qindtën rradhë harruat,
në kopshtin me lule ju vendosa komod,
ditësh mes gjelberimit u kënaqët,
u harbuat…
sa e pamend,
sa e shkujdesur kjo botë.

Fluturat hareshëm,numëruat
mrekullitë në verandën time,
kur yjet natën ndriçuan,
etja juaj,u bë dora ime.

Diku e ngado lënduat pa çmim,
e mos më gjykoni tani për keq,
mundësi e fundit u bë vargu im,
falja në heshtje nuk është privilegj.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.