16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Barie Çupi

IRONI E FATIT
Mungesën time lexoje në ikje,
në ikjen e qetë, zbavitëse si perëndimi,
mëngjesit lakmuar do humbesh në pritje,
dëshmitare vetmia si këngë vajtimi.
Mungesën time tani falenderoje,
kërkesën tënde të djeshme po plotëson,
kohën që më vodhe,në turbullira rrëmoje,
gjithçka në ikje, kthen kokën e kërkon.
Mungesën time me heshtje e harron,
ajo fitoi aftësinë,për tu arratisur,
në avujt e qiellit,loti po pushon,
buza vizatoi,buzëqeshjen e braktisur.
Mungesën time merre privilegj,
dhe nëse ngjason me një reklamë të çmendur,
ironinë e fatit jetës po i ndreq,
aritmitë e zemrës vargut pa ia prekur.
Mungesa ime t’u bë unazë e artë ,
ka krahë ëngjëllorë e s’rrin dot kërrusur,
sa tym kam përcjellë në ditë e në natë,
por dhe në mungesë,gjithkund duhem dukur….Imazhi mund të përmbajë: 1 person, vija, Zmadho dhe jashtë
VALSI I JETËS
Kur qielli preku ëndrrën time,
unë isha thjesht një flutur e mbarë,
prita të ngopej shiu që binte,
të sodisja qeshur një zambak të bardhë.
Kur toka më ndjeu hapin e rëndë,
unë mbaja një gur në vend të zemrës,
e shkunda veten nga degët në rrënjë ,
mbolla një shpresë në pragun e derës.
Kur dielli me rreze shkeli çdo majë,
unë zhvesha trishtimin të ngroh lëkurën,
kopsita kohën,që lotët të mbajë,
sa vargje buzësh,plasaritur në të shkuarën.
Kur bota më pa me syrin hapur,
unë ëmbël sundova,muzën e jetës,
pushtova çdo qelizë për hijesh kapur,
iu vara gryke,mundit të së drejtës.
Kur dora s’u dridh,s’u dridh as qerpiku,
çdo lëngim u mbyt në ujvarën e fjalëve,
veç syri i Zotit nuk mbeti habitur,
në poezi m’u ul,gjithë forca e maleve.
“”””””””””””””””””””””””
.SËRISH SI DIKUR
Çdo mbrëmje shkel mbiqëllimin kronik,
nga i cili nuk duhet pritur
as ëndërruar,
kurioze siç fëmija kërkon një shpjegim,
var kokën pa përgjigje,
ndjek hidhur ritualin tim.
Frymë mëllagash mbi mure të ftohta,
ulur,
pushuar,
fsheh trishtimin,
nën këmbë sikur më shembet toka.
si diell i perënduar,
në ditën e pakthimit
Lodër më bëhet jeta
dhe nënqesh vjedhurazi
në harresë
në durim
në prag shpesh më troket vdekja
më ndjek…
e sillet si urdheresë
e pastaj më vendos
në fijen e hollë shpëtim
Çdo mbrëmje kur hapat e mi
zhyten në mendime
rrugës që bëj e lodhur
e gënjeshtërt
me Ty
mbledh e ruaj në zemër
veç gurë
nëpër copa letrash
nëpër kujtime
herë ngre…
e herë rrëzoj një mur
e prap aty mbetem
në makthe
në qëllime kronike
në rrugën pa dritë
sërishsi dikur…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.