11.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Janar 2025

Barije Karabollaj

Shpresen time, tuajën të të gjithë shqiptarëve u mashtrua nga vet shqiptarët.

Eh, sa shpresova për një jetë më të mirë e të lirë.
Sa e bukur me dukej fjala ” Demokraci “, por ç’më gjeti mua dhe të gjithë.
Na mashtruan, na gënjyen këlyshat.
Nuk dua ta them, se xha të gjithë e dimë, por deri në këtë katrahurë nuk e kisha besuar kurrë.
Me të vërtetë populli është bagëti.

Thonë: një popull kur fle gjumë, është vështirë të kuptoj dredhitë e djallit.
Po kur fle dhe kaq shumë, në të semës të vej, them dhe unë.
Ndaj është shumë e vërtetë, ne si popull flemë gjumë.
Komshiu me kallauzin brenda, shtyn gardhin madje shumë.
Dhe atëhere kur do të zgjohet, ushkuret e b….e nuk j’u qëndrojnë.

Është apo nuk është Zoti asnjë nuk e ka parë, por veprat e tij bëjnë muuu.
Jemi të vetmit në botë, që Zotin mohuam.
Tani shumë po e kërkojmë, por atij nuk i plas më për ne.
Dhe nëse ndonjë bëhet kurioz, pse.
Unë mendoj se ai shikon, qe ne jemi si dje dhe sot.
Si ajo vjerra, që tregonte për nusen.
Bukë dhe gjumë, do nusja ime.

Unë jam një njeri hiç, por kur mendoj se kush ishin të parët e m’i më vjen shpirtin t’a nxjerr nga kraharori.
Pse rroj kot, kur nuk bëj dot asgjë.
Por prapë Zotit i drejtohem, të meshiroj per ne se jemi ber turpi botes.
Në një bark nëne të mbjelli një lule shqipërie, ta përgëzoj me emrin Gjergj Kastrioti.

Popull o popull shqiptarë, me histori te paparë.
Me trima e legjendar.
Pse je ligur, pse je tulatur.
Pse je trembur.
Frikën, pse nuk e flak.
Pse nuk di të zgjohesh, nga gjumi thellë.
Pse nuk di të zgjedhësh, burrin e mençur, trimin dhe te urtin, patriot e jo tradhëtarë.
Ç’të gjet o popull, më paqe dashës në botë.
Pse gjithmonë i uritur, kur nuk të mungon asgjë.

Kush i ka malet më të larta, ti apo Zvicera.
Kush i ka fushat më të gjata, ti apo Italia.
Kush e ka detin më të bukur, ti apo Turqia.
Kush e ka historinë më të bukur, ti apo Greqia.
O popull…
Ku i ke syte, pse nuk shikon.
Po rrugën e mërgimit kërkon.
Pse nuk bën vendin tënd, por bredhë si qeni plak nëpër europë.
Nuk di çfarë emri t’ju vë, nga urrejtja e gjumësisë tuaj.
Ju kam them; se jeni nje popull gogol.
Zgjohuni… se unë falje ju kërkoj.

| Barije Karabollaj |

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.