7.5 C
Tiranë
E premte, 14 Nëntor 2025

Bashkim Golemi

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
NJË DRITË NGA QIELLI.
Dhe ja,
ajo po vinte drejt tijë.
Emocionet e pritjes shpërthyen në flutura
të hutuara ,
nga shkëlqimi që sytë e sajë
rrezatonin.
Befas, një buzëqeshje,
një trëndafil u çel,
dhe faqet e tijë shijuan,
prekjen magjike të petaleve
të kuqe.
Dora ndjeu,
shtërngimin e dorës së tijë.
Dhe një valë e fortë emocionesh
përshkoi trupat e tyre,
duke depërtuar
në çdo qelizë.
Në rrugëzën e qetë,
buzët e ndezura shuajnë etjen ,
në oazin e puthjeve të tyre.
Dhe duke ecur,
gishtrinjtë të ndërthurur,
hapin urën e shpirtrave,
duke trasmetuar në ajër,
pentagramë dashurie.
Vështrimet depërtojnë,
nën harqe ylberesh.
Në heshtje,
dashuria kthehet
në poezi.
Dy silueta të pandara
ecin në rrugë,
një dritë nga qielli,
mbi kokat iu
rri.
Bashkim Golemi.
“””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona, muzg dhe qiell

MË FAL!
Nganjëherë më duket
se është frikë
të jeshë i lumtur.
Vetëm një çast
me diellin në shpirt,
një çast, sa bukur!
Shpirti i vetëdishëm
duke u dridhëruar
krijon valët e ajrit
dallgë dallgë
duke transmetuar në hapsirë
këngë dashurie,
thirrjet e gëzuara të zemrës,
nën ritmin e gjakut të nxehur
në një dashuri qiellore.
Një çast
dhe vetëm një çast,
në çast,
dicka mbrenda teje
thyhet,
kris,
pasqyra magjike e emocioneve tuaja,
ku dielli i ëndrrave përthyhet
në qindra ylbere.
Krisin
reflekset shumë ngjyrëshe
duke ndërruar formë.
Gjithçka përmbyset,
dhe zemra ndihet në grackë.
Një tërmet mbrënda teje
të shkund,
dhe sipari i lumturisë tënde
bie.
Zemra struket
mbrenda dëshprimit të sajë
në errësirë
pa dritë.
Shpirti humb dridhjet
duke u izoluar nga hapsira.
Jeta fsheh
në gjirin e sajë
dhimbje pa fund,
zemra të gjakosura
pa mëshirë
ku ditët ngatrrohen me netët
dhe ti i vetmuar
ndjehesh
i pa shpresë.
Me frymëmarrjen e veshtirë
nga dallgët e zëmrimit
që përplasen në muret e zemrës,
nga sytë e skuqur, të fryrë,
lotët shpërthejnë
për të zbutur dhimbjet
në një detë perlash të ngrohta
dhe dallga
nis të bie .
Zëmrimi fashitet ngadalë
në rrugët e shpirtit
një erë e ngrohtë
si fllad pranvere
përshpërinë :
Më fal!
Nuk desha!
Nuk e kuptoj si ndodhi!
Më fal!
Që të jetoj për ty!
Nuk mund të ndahet
drita nga drita !
Dy fytyra të bukura
shkëlqejnë
nga perlat e ngrohta
në një detë dashurie.
“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i pemë, rrugë dhe natyra

DUA PAK NGROHTËSI.
Dhe ashtu i lodhur, hedh hapin ngadalë,
një boshllek të madh ndjenj në krahëror,
të iki nga kjo botë, dua sa më parë,
mbi vargjet duke shkelur,
mbi zemrën time borë.
Dhe gjethet e fundit që era i sjell vërdallë,
duke çveshur pemët, i ngre lart n’hapsirë.
N’sa qënja ime, me diellin e mekur ngjanë,
me zemrën e friksuar që rreh pa dëshirë.
Pemët e larta përkul, erë e marrosur,
më shtyn dhe mua, me vehte të më marrë.
Ç’më duhet jeta me rini të varrosur,
me ëndërra të ngrira, me shpirtin e vrarë!
Natyra lakuriq dridhet dhe rënkon,
me vajtimin e erës që egër godet,
Dielli indiferent nga lart më vështron.
Braktisja e jetës ngadalë po më vret.
Më jepni një arsye, dua vetëm Një!
Që t’i them shpirtit ” Mos ik! Mos më lë!”
Dhe t’i them Diellit, dua ngrohtësi!
Buzëqesh për mua, të lutem, përsëri!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.