“”””””””””””””””””””
OAZI YT.
Shpirti psherëtinë duke u ndjerë,
i braktisur,
në grackën e akullt të
lamtumirës.
Zemra e vetmuar,
përpiqet të ushqejë
jetën.
Këtë jetë të dëshpëruar,
anemike.
Mendimet e çoroditur përplasen
me njëri tjetrin,
duke asgjësuar
sensin e dëshirës,
për t’i thënë: ” Jo!”-
lamtumirës.
I vetmuar,
thith ajrin e ngrohtë
të Gushtit,
të ngopur me lagështirë.
I vetmuar,
si në shkretëtirë,
ku syri humbet
në zbrastësirën mbytëse.
Dhe ti dukesh
aq i vogël,
aq i pa vlerë.
Ku,
oazi yt është
aq shumë larg dhe
aq shumë afër.
Ku,
ëndërrat buzëplasura
mund të shuajnë
etjen.
Dhe të lehtësuara
të fluturojnë.
Por, ….
ah sikur kjo por,
të ishte,..
Jam këtu.
Vështromë!
Jam oazi yt,
ku rrezet e diellit përthyhen,
dhe shkëlqejnë në sytë e tue.
Jam dehja e ëndërrave tona.
Dora e padukshme që zhduk,
ç’do vuajtje.
Jam mbrënda teje,
ku mendimet gërshetohen,
së bashku,
duke ndjekur të lumtur,
shpirtrat tanë.
Jam këtu.
Jeta yte.
Përqafimi yt
i dashurisë.