Ditë t’merri mbretëronte atë ditë
Ikje masive nëpër plumbat armike
Drejt t’panjohurave rrugë me gropa
Me familje të ndara të mbushura frikë
–
Në mes rrebesheve plumbash armike
Skuadra ushtarësh që mbillnin frikë
Të egërsuar mbi popullin tonë shqiptar
Të quajtura berekta t’kuqe paramilitaresh
–
Ishte kohë dreke,e sofra na mbeti shtruar
Morëm me vete qka mundën,drejt pujeve
Degjohej zhurmë e gjamë,ikje gjithandej
Rënkimet e mallkimet s’kishin të ndalur
–
Tani më duken njerëzit i harruan ato kohë
Nuk më dukën se janë ata që ishin atëher
Nuk e kuptoj as kohën as njerëzit e sotit
Gjithandej të ndar e të përqar si kurr më par