458 DIKUR ISHTE LULE
Kur e gris
një fletë nga libri i jetës
dhe e djeg…
E djeg atë pjesë jete,
që të ka përvëluar
dhe të mbetet në kujtime,
herë si ule,
herë si zjarr, si hi.
Ky libër mbetet i gjymtuar,
sepse i mungon një numër.
Një numër faqeje.
Pas faqes 457 kalon në 459.
Të mungon 458,
që dikur ishte lule,
kurse tani nuk është as hi.
Është vetëm një kujtim…
Një kujtim i veçuar.
“””””””””””””””””””””
MOS THONI GJË
Mos thoni gjë për të!
Nuk do asnjëfarë vlerësimi.
Po ta lavdëroni,
nuk do ta qëlloni.
Po ta shani,
nuk do ta qëlloni.
As mos e shani,
as mos e lavdëroni!
Kjo nuk është në duart e juaja.
Nuk është aftësi e juaj.
Jeni të dobët në këto.
Jeni njerëz…
Kurse njerëzit janë krijesa…
Të dobëta.
Të brishta për vlerësim.
Mendjemjegulluar.
“”””””””””””””””””
LLOGARIA
Gjatë këmbimt të ditës dhe natës,
bëhet edhe llogaria.
Dikush e paguan llogarinë.
Asnjëri nuk e di shumën.
Llogaria paguhet me lot.
Ndoshta kishte shumë.
Faturë e shtrenjtë!
Patjetër!
Pasi janë lagur faqet.