7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Besa Januzi-Rexhepi

E VETMUAR

Natë e errët, natë pa hënë
errësuar çdo gjë, ndjehem e vetëmuar,
më mungon i dashuri, nuk është me mua.
më kaplon qetësia natës, heshtja më mundon.
Ku u mëshehe moj hënë, as yjet nuk i shoh
Ju besnikët e mi që ruani sekretet,
Rrëfehem tek ju, natën e qetë me hënë,
Sekretet që zemra mban, din t’i ruaj.
Endem nëpër dhomë e menduar,
ndihem e vetmuar si asnjëherë,
Gjethet e pemëve shushurisin leht nga era,
dëgjoj dhe frymarrjen time.
Ç’të bëjë vall këtë natë të gjat
dialogoj në heshtje me vetën time,
ca ethe të ftohura më rrënqethin trupin!
Bëhem si e marrë!
E di sante s’do ti mbylli sytë,
do bëjë qindra pyetje vetës,
nesër është një ditë e re, një fat i ri
Do ta presë agimin me rreze të para të agimit!

30 korrik 2021

KOSOVË

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.