13.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Besa Rexha

 

Po ikin dallandyshet

Imazhi mund të përmbajë: Besa Rexha

Dallandyshe e fundit nisi shtegtimin
Dhe në heshtje çerdh’e vogël mbeti
S’ka më cicërima të ndjellin mallëngjimin
Veç zhurmë makinash dhe dallgë deti
Na erdhi pak si shpejt sot kjo ndarje
Dhe rruga ka për të qenë e gjatë
Dhe do t’na mungojë ne në çdo frymëmarrje
Tërë ato çaste kënaqësije të pa matë
U zbrazën telat në shtyllat aty pranë
Dhe nuk ka më flirte të ri
Mes një heshtje të hidhur na lanë
Deri sa të kthehen tek ne përsëri
Vëndin e tyre tani e zenë
Trumcakët e vegjël që rrotull vinë
Mes cicërimash shumë kanë për të thënë
Se dhe dimri I bukur është si stinë

Mëngjezeve me pak grurë në dorë

Ftoj trumcakët që nuk largohen

Mblidhen rreth meje si kurore

Të ndrojtur pak deri sa të mësohen

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.