Të iki dhe ky vit I prapë.
Sapo iku dhe ky vit I prapë
Duke marrë me vehte mallkimin
Për ditët e bukura që ktheu me natë
Dhe mbyti në çdo çast gëzimin
Dhe mos ardhtë kurrë më
Një vit i tillë që dhimbje pas la
Të ikë dhe e keqja bashkë me të
Që të lirë të ndjehemi dhe pa pranga
Se pranga janë e na rëndojnë këto që kemi
Larg njëri tjetrit e s’mund të gëzojmë
Si robër të djallëzisë mbetëm dhe jemi
Ndaj presim , ky vit çdo gjë të ndryshojë
Na duhet ajo e drejtë që na mohohet
Që vetmija të mos na robërojë
Ndaj çdo gjë e bukur kti viti i dedikohet
Që të rikthejë gjithshka e të mbretërojë
“”””””””””””””””””””””””””””””””
Fund Viti
Pak orë i mbeti dhe këti viti
Që të ndalë dhimbja e të mos rrjedhë lot
Shumë plagë na la dhe rëndë goditi
Tërë bukurinë që mbart kjo bot
Të ikë ashtu heshtazi pa fjalë
Që nesër të harrohet vetmija
Shpirtrat që u shuan fare pa fjalë
Të mbeten n’altarin që ngre pafajsija
Dhe ta ngremë të fundit dolli
Me gotën mbushur tërë shpresë
Duke pritur të nesërmen unë dhe ti
Me buqeta lulesh njomur me vesë
Të qeshë buza dhe loti të ndalet
Që syri të zhbirojë errësirën
Dielli sërish të mbulojë malet
Të harrojmë të keqen dhe prapësirën
“”””””””””””””””””””””””””””””
Do lindë dhe shpresa
Edhe ky vit po e mbyll ciklin e ti
Me tërë ato dhimbje që po le pas
Një shpresë do të lindi në vitin e ri
Dhe të shuhet maraku plot maraz
Do të vinë sërish ditë të bukura
Se e nesërmja besimin tek jeta e shton
Mbi lule do ndalet përsëri flutura
Dhe dielli kuqalash mëngjezin afron.
Edhe pse nga njëri tjetri jemi larg
Është dashurija që na bashkon
Arom’e festave me hënën në prag
Dhe nata mes yjesh errësirën largon
Do të kthehet jeta si më parë
Ky ndryshim vitesh do sjellë mbaresi
Loti mjaft rodhi me të qarë
Dhe në shpirt të kthehet ajo qetësi