15.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Besa Rexha

Do iki dhe ky dimer 

May be an image of Besa Rexha

Do iki dhe ky dimër, pranvera po afron
Mimoza verdhoshe rrugët do ti ndezë
Shtegtarët kthehen dhe në ballkon
Do gjejnë sërish të tyren folezë
Do mbushen fushat me cicërima
Mbi mal dielli syrin do të nxjerrë
Në parvaz do të çukisë kanarina
Dhe zemra lumturi ka për të ndjerë
Dhe vala bregun do të përkëdhelë
Duke na ftuar e përmalluar
Iniciali ynë mbi shkëmb do të ngelë
Duke i falur qetësi shpirtit të trazuar

Mbrëmjeve në shëtitore do flasë vështrimi

Duke kërkuar një mike të vërtetë

Syri do përpëlitet nga miklimi

Duke ndjerë atë dashuri të vërtetë

“””””””””””””””””””””””””
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.