19.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Besa Rexha

Gēzuar bir 

N’altarin tonë të dashurisë
Një foshnje zbriti me krahë pëllumbi
Duke sjellë bekimin e perëndisë
N’atë djep yjesh ty të përkundi
Erdhe për ti dhënë dritë jetës
Dhe në çdo cak solle ngrohtësi
Je gjithshka mes së vërtetës
Fllad pranvere plot ëmbëlsi
U rrite bir dhe mbushe shtëpinë
Me copëza yjesh tërë bukuri
Paç në jetë veç dashurinë
Dhe dhjetra përvjetore gjith lumturi

Të kam si rrezen që zbardh agimin

Të kam gjithshka që zemra do

Nga unë do kesh përherë bekimin

Se je zjarr që zemrën ngroh

“”””””””””””””””””””””May be an image of Besa Rexha

Unë Malsorja. 
Shumë po du m’u ngjit në bjeshkë
Njaty u rrita tuj kullos bagtinë
Andrrat si gjethe mi përdan nj’ajo vjeshtë
Bash n’ato vite jetova rininë
N’at bardhesi boret ndihet aromë e pishave
Freski e malit faqet m’përkëdhel
S’munen me m’trem ulërimat e bishave
Malsore isha e malsore jam.
Ndihem keq që larg vendlindjes u rrita
Ndaj lutem çdo çast m’u kthye atje
Të bredh nëpër pyll e të ngre prita
Dhe në hije t’pishave të shtrihem e të fle
Të prehem si dikur e të mos ndi faj
Duke dëgjuar cicërimat gazmore
Me ujrat e kronit fytyrën të laj
E pastaj nji buqet të baj me lule bore

Nuk munem ato vite ti lë në harresë

Se shpirtit bash nj’ato I falën bukurinë

Nuk du me ndryshu , të jem nj’ashtu siç qeshë

Edhe sot kur vite pas kam lanë rininë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.