Unë dhe Vjeshta

Do ikin shtegtarët, do nisin shtegtimin
Dhe çerdhja në balkon do mbetet e shkretë
Erërat e vjeshtës na kujtojnë dimrin
Dhe drurët do mbeten fare pa fletë
Me vjeshtën ngjan dhe shpirti im sot
Çdo dëshirë dridhet e si gjethe bie
Ndaj mes heshtjes nuk duroj dot
Të gjej sërish atë thirrje dashurije
Dhe ti më harrove duke ndenjur larg
Kurrë unë nuk e prisja ktë ditë
Që dhimbja të më vriste pak nga pak
Duke hedhur ti mbi mua tërë mëritë
“””””””””””””””””””
Botën tonë të ndertojmë
E di që kjo botë nuk është e imja
Siç e di që dhe unë e saj nuk jam
E mbytur tërësisht sot nga dhimbja
Vetëm një shpresë gjallë më mban
Je ti shpresa ime që më rri larg
Përse të lakmojmë një ëndër të kotë
Të zgjohemi nga gjumi pak nga pak
Dhe të ndërtojmë botën tonë
Nuk mund të heshtim më kaq shumë
E të harrojmë gjithshka na dha kjo jetë
Se po na rrëmbeu rrebeshi lotëve si lumë
Jashte çdo bote në kemi për të mbetë
“”””””””””””””””Në qiellin e ëndrave.
Të fle dua në qiellin e ëndrave
E të zgjohem me hënën përqafuar
Yjet të mi thajnë lotët e të tëra dhimbjeve
Që aq shumë më kanë lënduar
Të mbetem aty mes asaj kaltërsije
Me diellin në gushë si medaljon
Dhe kurrë mos t’ju trëmbem lartësive
Se atje një jetë plot dritë mbretëron
Në atë botë vetëm kurrë s’do të jem
Mbrëmjeve do të vallëzoj me yjet
Hënën shoqëruese të parë do ta kem
Që dritën e saj dhuratë t’ja bëj syve