4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Besa Rexha

Rrugët e jetës

Kaluam vite në ktë jetë, kaluam shumë
Dhe me vehte nuk do marrim asgjë tjetër
Në shtratin e jetës që rrjedh si lumë
Do mbetemi veç një kujtim tepër i vjetër
Jetuam shumë gjëra që mbresa lanë
Dhe me ëndrat tona ngritëm një mal
Shumë dëgjuam edhe shumë na thanë
E ne dëgjonim e s’thamë kurrë një fjalë
Mbase duke heshtur edhe gabuam
Duke mbytur ankthin në shpirtin pa faj
Në fund të ktij udhëtimi sapo kuptuam
Se në ktë ndarje loti faqet do ti laj.
“”””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Besa Rexha dhe duke buzëqeshur
                Ah, kjo mbrëmje
Vellon e yjeve hëna mbi sy ka hedhur
Ktë mbrëmje dhe gjumi merr arratinë
Në breg vala shkumën mbi supe ka derdhur
Duke i falur shpirtit tërë magjinë
Dhe ne të harruar mes heshtjes pran’e pranë
Na përkëdhel kjo puhizë mbrëmësore
Yjet hënën braktisën e mbi ne ranë
Duke na mbuluar si në re puplore
Kurrë kjo mbrëmje nuk do të harrohet
Se në jetët tona mëkoi dashurinë
Orët kalojnë dhe malli veç shtohet
Duke ngjizur në shpirtrat tanë lumturinë
“”””””””””””””””””””””
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.