“”””””””””””””””””””””
Nuk ka më zjarr të ndezë qiellin
Veç yje të venitur dhe një hënë e vrarë
Lotët dhimbjen shpirtit i përcjellin
Dhe nata orët që tërheq zvarë
U lodh dhe dielli dhe do të pushojë
Diku aty pas malesh të ftohtë
Heshtja gjithshka don të pushtojë
E akullt siç është diç do të thotë
Janë orë mërzije që ngjallin nostalgjinë
Janë çaste që kurrë s’harrohen
Agimi I së nesërmes do sjellë magjinë
Dhe nga dielli I shpresës shpirtrat ngrohen
Por lotët n’ujvarën e lotëve ndalen
Buzës dhe syrit I falin ëmbëlsi
Ëndrat me njëra tjetrën ç’mallen
E shpirtit i kthejnë qetësi