19.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Bibë Kaza GEZUAR DITLINDJEN.

I nderuai ishe ushtarak,kolege i armates dhei krijimtaris,kame nderin dhe kenaqesin te uroje permes Gazetes time “Nji Dritare e Re” GEZUAR DITLINDJEN,GEZOFSHE DHE FESTOFSHE PERVJETORE SA DISHERON ZEMRA E JOTE…….Gjin Musa,gazetar dhe botues.May be an image of Bibë KazaNo photo description available.

63-i ËSHTË LARTËSIA KU FRYMOJ DHE M’JEP KËNAQËSINË T’IU UROJ DITË SA MË TË KËNDSHME
Teksa mençuria popullore pohon si të provuar se “koha është flori”, të josh ideja se “jeta është thesar”. Dhe kur bën 63 rrotullime rreth Diellit, që të vegjëlve (siç edhe mua në atë moshë) mund t’iu duken shumë, i bie që thesari të jetë rritur konsiderueshëm. Por, për thesarin, sidomos në këtë kohë pizevengësh, kuptimet e qasjet janë të larmishme… Fatmirësisht jo të gjithë përceptojnë e rendin me egoizëm pas atij material.
Pjesë e këtyre të vdekshmëve të fundit, si dhe pa asnjë mëdyshje i gatshëm për të nisur udhëtimin e 64-t e vijues, përpiqem të prirem për t’iu larguar -izmave negative, përjetimit keq të gjërave/ndodhive të pakëndshme, ankim-qarjeve e s’kam-it, tjerrjeve pavlerë “ah/po sikur…” apo korrigjimit të mossukseseve në labirinthin e të shkuarës, pa iu frikuar të ardhmes.
I dëshiruar me pa në gjithçka anën e mirë të gjërave, mirënjohës dhe modestisht duke bërë gjëra me zemër, pa pritur gjë nga askush, veç fjalës së mirë, gëzuar asaj që na dhurohet nga Krijuesi, arrij dhe kam (në plan njerëzor e material), ripërtëritjes së jetës dhe dhënie-marrjes sa më shumë ngrohtësi e dashuri si ndjenjë e bekuar që na lezeton e zgjat jetën…!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.