FËMIJËT KUPTIM I JETËS!
FRUT I SAKRIFICËS!
Gëzim i paharruar atëherë
Kur lindi vajza, Esmeralda,
Emocjon si kurrë asnjëherë,
Mora emrin nënë, i ati baba.
Në familje ish, gëzimi i parë
Në zemër më i madhi kujtim,
Dhe pse varfëri, ndjeja behar,
Kuptim i jetës, engjëjt fëmijë.
Më pas prapë, Zoti më kujtoi
Më dha në duar dhe një djalë,
Pas 8 muaj, Eltonin ma mori,
Nga ajo ditë, digjem në mallë.
Por përherë Zoti, ka duart plot
Se pas tij yllin Katerinë më fali,
Mes plagës shpirti rridhte lotë,
Më gëzoi pas humbjes së djalit.
Në fund na erdhi, vajza e tretë
Matilda e vogla, kjo lule pleqërie,
Zoti më fali nipër, sot me djem,
Mua plagë shpirti, drejt terapie.
Zotin lart me shpirt falenderoj
Më fali vajzat, me plot mençuri,
Hapur familje, si bletë punëtore,
Fisnike në shpirt e plot krenari.
“””””””””””””””
SAKRIFICA E GUXIM I PAPARË!!!
Nuk është kurrë turp të jesh i varfër!
Turp është kur çdo gjë në jetë e ndërton, pa djersën tënde, por me mënyra të tjera, që nuk janë të hijshme në shoqëri.
I varfër është njeriu që e ka shpirtin krejt ligësi ose për më keq e ka të humbur fare.
NJË NJERI ME SHPIRT TË SINQERTË E ZEMËR TË MADHE, PËRHERË ËSHTË I PASUR!
Më vjen ndër mënd dita , kur kam ikur orën e parë nga Atdheu!
Ehhhhh sa të vështirë e kam pasur atë largim!
Nuk e harroj, derisa të vë dheun në buzë!
I kisha fëmijët të vegjël shumë, e madhja 6 vjeçe e dyta 4 vjeçe, e vogla ish vetëm 2 vjeçe.
A i lë një nënë dot fëmijët?!?!
Jo nuk i lë!
Përgjigjem vetë!
Nevoja për mbijetesë, të bën të sakrifikosh, çdo gjë për mirëqenien e fëmijëve.
Ehhhhh ky shpirt ma di, sa centimetra rrugë bëja duke u drejtuar drejt kufirit, aq lotë ka derdhur ky shpirt.
Ekonomia për tokë, me shumë zor e siguroja ushqimin për fëmijët!
Shtëpi nuk kisha, kishim bërë dy dhoma të rrethuara me ristela, të mbushura me copa tjegullash përbrënda, i sovatuam paksa me llaç me çimento të varfër, poshtë e shtruam me çimento gri të varfër dhe këtë.
Në një aneks që e kisha menduar si guzhinë, futa një lopë të vogël, që e bleva me lekë borxh.
E mora shumë lirë, se ishte kockë e lëkurë e dobët, por ishte e re, pa sëmundje dhe e morëm nga një mik i familjes i njohur.
Pra rrinim me lopën në një vënd.
Vetëm se i mbyllja derën, ne rrinim në dhomën ngjitur.
I bëja shërbim kafshatën e gojës e ndaja me të, kështu arrita të paktën t’u siguroja fëmijëve qumësht, gjalpë e kos që i pëlqenin shumë.
Në atë kohë sapo ish prishur sistemi, nuk kishim punë askund.
Më kanë ndihmuar vëllai me motrat, për të blerë miell për bukë në shtëpi.
Pasi erdha në Greqi ua dhashë borxhet, megjithëse më thoshin t’i kemi falur,
por unë nuk pranova e kështu ua likujdova.
Para se të nisesha për në Greqi, bisedova me motrën time, për fëmijët që e kam e mu gjënd si nënë.
Ajo më garantoi, se do mi mbante ata, vetëm mua të më shihte një ditë mirë.
Kur jam ndarë me fëmijët, sikur më ra qielli mbi kokë, sikur u fundosa në fund të detit, në ato momente isha si e pashpresë.
Ehhhhh kur i kujtoj ato vite!!!
Motra mi mbajti 2 vjet plot, si kokrra e mollës, ajo u shërbeu më shumë se fëmijëve të saj.
Më sillte fotografi vajzat të veshura, si kukulla e buzagaz.
Unë i laja me lotë fotografitë, më digjej shpirt e zemër!
Përherë kur shkoja, në punë rrugës flisja me vetveten vargje poezie, që nuk arrija t’i shkruaja dot se sytë, në çdo moment ishin të njomur me lotë.
Hall mbi halle vuaja dhe kusure të tjera të fatit, të jetës, që i kam bërë hallall me kohë.
Por ne ai brez përmbaheshim pak në mentalitet, gjë e gabuar sot i kanë hapur sytë, gratë dhe mirë bëjnë. Jeta njëherë jetohet!
Pas dy vjetësh kur i mora fëmijët, atë ditë sa s’më plasi zemra nga gëzimi.
Mu çel shtëpia, erdhi buzëqeshja në familje.
Ikja në punë e fluturoja, si zog nga gëzimi i madh që më pushtonte shpirtin.
Nuk ndjeja lodhje aspak në dy-tre punë shkoja, dhe në familje gjeja kohë për t’u shërbyer fëmijëve.
Nuk ua humb kurrë ndihmën, që më dhanë shoqet greke, që i kisha komshie, në atë lagje kur erdha në fillim.
Ato më gjenin punë dhe për fëmijët e mi kujdesoheshin, kur unë mungoja.
Më kishin shumë simpatizëm e respekt.
Atyre u vinte shumë keq për mua.
I donin shumë fëmijët e mi, vinin në shtëpinë time organizonim, datëlindjet e fëmijëve, për sa kam qenë në atë lagje, ato nuk më linin të fusja dorë në xhep.
Më donin si motrën e tyre, gjithashtu dhe unë njëjtë i doja!
Por as motrës kurrë nuk ia harroj, atë mbështetje të madhe që më dha.
Nuk është e lehtë të mbash fëmijë të vegjël, në atë moshë shumë të mitur.
Sot mu rritën ikën, hapën familjet e tyre, unë ndjehem krenare, që me sakrifica të papara ia arrita qëllimit, që e ëndërroja tërë jetën, për një familje të lartë fisnike ashtu, si ka lezet dhe pse në kurbet.
Gjuhën shqipe e kam ruajtur, në familjen time
si sytë e ballit.
Në shtëpi e kisha të ndaluar të flisnim
greqisht, kështu fëmijët e mi edhe sot e asaj dite, gjuhën shqipe e flasin shumë pastër.
Në shkrim dhe bëjnë ndonjë gabim, se nuk patën mundësi, për shkollë shqipe në atë kohë nuk kishte, por ama shkruajnë.
Përveç të dytës, që para pak vitesh u kthye, në Shqipëri me familjen e saj dhe atje vazhdoi e mbaroi shkollën, shkruan pa gabime.
Të treja e lexojnë gjuhën shqipe.
Përherë në jetë kam qenë vetvetja, jam përmbajtur gjithmonë pas të vërtetës e më besim të plotë me Zotin në shpirt!
Dëshira dhe kënaqësia e shpirtit tim, tërë jetën ka qenë, që çdo gjë t’a ndërtoj me duart e mija, me djersën e ballit, guximi s’më ka munguar kurrë kështu ia kam arritur, mbase me sakrifica të mëdha, por kjo më bën të ndjehem krenare e me ballin lart.
TANI JAM SHUMË E QETË DHE E LUMTUR, SIKUR TË MI KISH PASUR ZOTI BORXH, MI KA DHËNË TË GJITHA TË MIRAT, NË PËLLËMBË TË DORËS! 🙏
JAM SHUMË E FALEMINDERIT, SHPIRTËRISHT NGA I MADHI ZOT.
ZOTI HERËT A VONË TË KUJTON!
POR KURRË NUK HARRON! 🙏
Bukurie Binjaku. 6. 2. 2020. GREQI.