MALLË… SA MALLË….
PËR TY VËNDLINDJE E SHENJTË! !
Fizikisht sot jam, në karantinë
Mëndja fluturon, në vëndlindje,
Fshati im, ku prindërit më rritën,
Atje mësuesit i kisha, si prindër.
Gjinari im, ti o bukuri e rrallë
Vëndi heroik, histori e trimëri,
Dëshmorët organizuar brigadë,
Luftuan armikun, ranë për liri.
Sa shumë vjet, që jam larguar
Më ke mbetur, në shpirt ikonë,
Për ty mallin, asgjë s’e shuan,
Eh nostalgji fëmijë, në shkollë.
Fshati im fisnik o sofër bujare
Ku të thonë, hajde mirë se vjen,
Mallë për tërë bashkëfshatarët,
Për fisin tim, pa i parë kaq vjet.
Të shkel njëherë, rrugët e ngushta
Të mblidhja lule, sikur isha fëmijë,
Ku më njohin guri, pisha, gëmusha,
Dua në çezmen “gurgushë” ujë të pi.
Në shkollën e mesme, kur shkoja
Gjysmë ore bëja rrugë, që të arrija,
Me shoqet shaka, kurrë s’u lodhja,
Fort e lumtur, e sinqertë shoqëria.
Bukurie Binjaku. 10. 4. 2020. GREQI.
ZGJIDHE ARRËN…
SE GURI SHPIRTIN TË VRET!
Ke një arrë, por dhe një gurë
Kohë e vështirë, zgjidhi mirë,
Mos të marrë, pendimi kurrë,
Zoti të jep rrugë, mbaj mirësi.
Nën strehë, tërë të karantuar
Që të flasim pak, me vetveten,
As leku s’të bëka, të garantuar,
Kjo sfidë jo s’të ndan, më vete.
Atë që vuajtja, fort e përqafoi
Me të, kalitur në jetë sprovuar,
Arrën nga gurët, vetë zgjodhi,
Por sot dhe gurët u karantuan.
Të ashpër zemrës rrokullisen
Si në loto goglat, në një rreth,
Dje mirësinë e shpirtit grisën,
Mbani arrën, shpirtin s’të vret.
Kohë që i gjithë Globi, në sfidë
Të përfshirë të varfër, të pasur,
Kur zgjedh arrë, del në lëndinë,
S’ka virus kur ke, zemrën hapur.
Bukurie Binjaku. 3. 4. 2020. GREQI.