SHQIPONJËS KURRË KRAHËT S’I PRITEN.
Kush e ushqen djallin, në shpirt
Djalli e ka mbuluar, këmbë-kokë,
Përmbys ç’gjen para, egërsisht,
Që t’i kesh frikë, të presjonojnë.
Bërtet sa dhe zëri, i dorëzohet
Porsi një bateri, kur boshatiset,
Shpirt i verbuar, kurrë s’ndriçohet,
Urrejtja në vetvete e ka origjinën.
Me dëme materiale, s’quhet paqe
Shpirti paqësor, del kundër dhunës,
Popull i pambrojtur, lapidar e gjaqe,
Zgjohu o popull, i djersës e i punës.
Hero i Atdheut, kurrë s’kursehet
Patriotizmi, shqiponjë në shpirt,
“Hero” tradhtarit, kurrë s’i thuhet,
Mbi shkelm sabotimi, shkatërrim.
Me të qarë e lotë, para nuk ecën
Lulet e shpirtit, pa dritë veniten,
Qielli shqiptar, të lashtë ka rrezen,
Shqiponjës kurrë krahët s’i priten.nisë,
“Ç’të duhen librat?” më tha, ata s’i blejnë.
Lënduar nga “poeti,” ç’u ndjeva aq keq
Mos bie në sy, fërkova sytë e mi, lotuar,
Në zemër fjalët e tij, më ranë si predhë,
Me shpirt ia fal librat, lexuesit në duar.
Gjeta një tjetër poet, me vepra falendruese
Të botoj një libër, i them unë kam dëshirë,
Ai vetë botonte, lidhur me shtëpi botuese,
Sa mirë e ke menduar, më tha plot mirësi.
Kaloi ca kohë, poezitë pas titullit rendita
Në udhë elektronike, me radhë ia dërgova,
“Poeti” sa dëgjoi për librin tim, e zuri habia,
Pas meje katër libra botoi, për të u gëzova.
S’ka buton të fikë, dritën e shpirtit të madh
Dielli do dritare zemre hapur, të hyjë në të,
Të gëzosh suksesin e tjetrit, mirësia ujvarë.
Njeriu me zemër të gjerë, gjurmë të mira lë.
© #Origjinal. ©. Bukurie Binjaku.
“”””””””””””””””””””””
NJË ZEMËR E GJERË…
GJURMË TË MIRA LË!
Për një shtëpi botuese, “poetit” i thashë
Ndihmë i kërkova, ndonëse botues njihte,
Ai u shkund i tëri, si një deng me kashtë,
Era me vrull shpërndau, ca pluhur ligësie.
Fjalët e tij maskuar mjegullës, së zilisë
Që vrerin i bluajtën, në shpirt menjëherë,
Në sy e ballin e tij, lexohej gjuhë e ironisë,