GURË I RËNDË…
PESHON KU LIND!
Një letër lëshova qiellit
Bojën vetë më kish falë,
Reflekt retë, zënë detin,
Shpirti lotë rrjedh ujvarë.
Një pëllumb, erdhi pranë
Me fletët bardhë si bora,
Një letër me varg të artë,
Atdheut amanet dërgova.
Të më takosh shqiponjën
I thuaj malli më djeg zjarr,
Si jetim në skaje të botës,
Shpirti plagë më ka marrë.
S’jemi dy-tre, katër e pesë
Të rinj të reja, me shumicë,
Qiejve ikur, zogj pa shpresë.
Gurë i rëndë, peshon ku lind.
Plagë shpirti e lotë në letër
Ndez një qeri, o Zot vër dorë,
Malli shpirtin ç’më ka djegur,
Si unë gjithë shqipet në botë.
Bukurie Binjaku. 24. 1. 2020. GREQI.
DHËMBJA FORCË…
SHPIRTI GUXIM!
Më kanë vrarë e më vrasin
Shpirti mirësi, si engjëjt lart,
Aty ku dhëmb ç’më godasin,
Dritaret e zemrës krejt i hap.
Mes hallit tim, më lëndonin
Për familjen, kur sakrifikoja,
Përgjigja heshtje, ulur tonin,
Përherë bëja, sikur s’kuptoja.
Shihja të çaja, udhët e jetës
Sypatrembur tufanit-stuhisë,
Shtigje çela, hir i së vërtetës,
Dhëmbja forcë, shpirti guxim.
Fort hatërlie, gojën s’prishja
Shoqet, të vrasin më thoshin,
Dhe pse lëndim, mirë u flisja,
Durim dhe pse më plagosnin.
Heshtja flet, sa një mijë fjalë
Një orë shpërthen, si tërmet,
Kur më s’i mban, as varg i artë,
Tej kufiri durimi s’ka më peng.
Bukurie Binjaku. 24. 1. 2020. GREQI.
Vargje mirësie Bukurjane@!