16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Bukurie Binjaku

 

GRUAJA PËR FAMILJEN STOLI!

Gruaja për familjen stoli
Pa të nuk do ishim asgjë,
Gruaja si Diell, në shtëpi,
Di të falë, veten pas e lë.

Një engjëll nga Perëndia
Që e zbriti Zoti mbi tokë,
Gruaja nënë vetë mirësia,
E mbushi engjëj këtë botë.

Për familjen ajo s’kursehet
Kur vjen në shtëpi të çlodh,
Për lodhjen e saj s’rrëfehet,
Si vegël kurrë mos e përdor.

Se ka shpirt të madh e duron
Këtë mos ia merr, për dobësi,
Ajo e çan jetën, Zoti e bekon,
Me heroizëm, se ka mençuri.

Nëse do t’a bësh të lumturuar
Në lëndime, mos u bëj shkak,
Se pa të mbet, si zog i hutuar,
Pendim të zë, kur i hyn në hak.

“”””””””””””””””””””””

HAJDE NË BAHÇE MIRËSIE!

Hajde në bahçen e shpirtit tim
Lule mirësie, aty kam mbjellë,
Me dashuri vetë u bëj shërbim,
E njëjtë si në dimër e pranverë.

Me ngjyra ylberi, hark rrethuar
Kur dhëmb shpirti e ndjen qielli,
Rrjedh pika loti, ca si zemëruar,
Mbi vesë mëngjesi, pas del Dielli.

Bahçe e madhe, lule si parajsë
Vetëm paqe-pajtim mbizotëron,
Kuriozë vizitorë, që kanë ardhur.
Shpirtrat e mirë, aty qëndrojnë.

Dikush erdhi s’qe i kujdesshëm
Iku vetë i panjohur, kish ligësinë,
Thonë si qënka, kaq e përveçme,
Se kush s’mundi, iku me dëshirë.

Kjo bahçe është, ca kokëfortë
Nëse lulet me këmbë ia shkel,
Ajo prapë, kurrë s’humb aromë,
Dritaret e zemrës i mban çelë.

Vargje Bukurjane@!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.