Me Zotin në shpirt, yjet ke kapur.
NË DORË VRASTARE MOS I LINI!
Ca shqiptarë, kur lindin djalë
Gëzohen më shumë, se kurrë,
Për derë bote, kur lindin vajzë,
Pa rritur akoma i gjejnë burrë.
E ndihen lehtë, “e hoqa” thonë
Vite vegjëlie, si me kosë prerë,
S’e lënë të marrë, jetën në dorë,
Dorëzuar dikujt, ta ketë përherë.
Ky dikushi, që duket fort i mirë
Kësaj 15 vjeçarje, ç’i sillet keq,
Nuk ia duron, asaj papjekurinë,
I egër me dhunë, Zot ajo ç’heq.
Ne brezi prindëror, që jemi sot
Të ecim përpara, jo mentalitet,
Fëmijët djem-vajza janë njëlloj,
Engjëj të Zotit, t’u sillemi njëjtë.
O prindër të nderuar, shqiptarë
Mbështetjen vajzës mos i hiqni,
Delikatësia si mirësi, mbi varkë,
Në dorë vrastare, kurrë mos i lini.
Unë dheun do e ha, me dhëmbë
Për fëmijën, si tërmet shpërthej,
S’ka shanc, marrë nëpër këmbë,
Jetën si duhet bërë, do ua rrëfej.
Bukurie Binjaku.
10. 5. 2021. GREQI. ALBANIA.
“”””””””””””””””””””””””

Nën tingujt e një kënge
E dëgjova një këngëtar,
Me zërin e tij, të ëmbël,
Për nënën, emër i artë.
Zemra ç’mu dridhërua
Për nënën që kam mallë,
Tërë një jetë e mërguar,
Kënga më bëri të qajë.

Qaj zemër e mos pusho
Si zjarr digju o shpirti im,
S’di pse jeta më mallkoi,
Ahhhh nënë, ku më je ti!?
Mes melodisë së këngës
Thura vargje loti, në letër,
Sot festojnë, për nënën,
Mua më iku, botës tjetër,
Tërë globi të bëhej letër
Dashuria për ty s’mbaron,
Shpirtin ia shtriva qiellit,
Detin me lotë, për bojë.
Plagët shpirtin lëndojnë
Ti feston qiellit e dashur,
Lotë shpirtit më pikojnë,
Pesha mal, zemra plasur.
Sa të pata gjallë o nënë
Më ikën ditët mallëngjim,
Lutem qiellit, Diell e Hënë,
Zoti parajsës, paç qetësinë.
Lum kush nënën ka gjallë
Mjerë kujt, qiellit i ka ikur,
Mbani nënat, shpirtit pranë,
Kurrë mos m’i lini venitur.