K’jan vargu nga amaneti.
K’jaj vargu jem k’jaj e lotit mos iu turpno,
Dhimbjen nxirre nga shpirti jot vajto,
M’prehe mirë penën , kangëro, triminisht,
Se fjala ka dhembjen,shprehun
Shqipnisht.
Atdheu sa të randë ka dheun, mallin,
Dhimta e saj dejesh m’rënkon hallin,
Shqipet e mia vujtune që moti n’lashtsi,
Prej shekujsh , vujtun, coptue, Shqipni.
Pushtue nga Turku 500 vjet n’robni,
Vra e pre Shkjau i zi , coptue deri nê Çamëri,
Trojet të ndame si degt e preme t’lisit,
M’ka hup tradita ,kanga e besës e plisit.
Heu a munet kush mem kallzue vllazni,
A duhet me u harrue amaneti e mos me ni,
Se ky vatan ku dheun ia kan vadit me gjak,
Besa vjen dita , ran ka me lypun hak.
Vesht po m’dhamin kur po i nij k’ta vllazni,
Kur shajnëe fyjn njani tjetrin n’trimni,
Ti je Kosovarë nuk je Shqiptarë pêrlahen,
Tjetri vlla Kosovar thotë me ju nuk bahem.
Mos merrni zjarr vllazni se fatet nga ju nuk varen.
Ma mirë menoni për njat brez tonë të ri,
Qi po ikin prej trojeve tona ,votrat shtjerri,
Marri , kur ju shoh të hasmum mes veti,
Nga fundi i dheut piskam b’zan amaneti.
Gjaku i trimave tanë Shqiptarë ,thërret .
Burra a ka ma , apo fara u hupi e mbeti shkret,
Nuk besoj që s’ka ma zemër , gjak Shqiptari.
Kjo tokë asht e shtrejt , k’tu m’ka lind i pari.
As nuk ja shes kuj,,, e as nuk ja fali.
Nga dheu çohet more nj’jaj zog Shqiptari,
Me thoj luftoj e mbroj trojet e mia prore,
Malet i tundi , kapi pushkën e dalë n’llogore.
S’i l’shoj kurrë po i baj bashk trojet e mia,
Se Kosova ,Presheva , Lugina, Ulqini, Tivari , Struga , e njajo Çamëri .
Janë trojet e mia me emrin e shejt Shqipni.
Ndaj zot bani bashk në nji
e atëherë amaneti u kry.
AUTORE
16.1.2022.
“”””””””””””””
JETUAR……
Loti im nisur nga ujvara shpirti
Zbritur nga syri si shi ,vjeshtje,
Qënia , zemra dot nuk i mirëpriti,
Gjëndja vuan ashtu në heshtje.
Njerëzor ne jemi dhe do qajmë,
Nuk dua në fakt ,të dorëzohem,
Jo se mbajë dot peshën e rëndë,
Nervat copë me fatin rebelohem.
Deklamoj si qënie ardhur në jetë,
Se ka raste që nxitohemi e pranoj
Pasojat rëndë i vuajmë, ,,,vërtetë,
Kostoja ,është e lartë kur gaboj.
Veç mbledh veten ,vazhdoj jetoj,
Pêrqafuar rreth boshtit jetë e dini
Barriera ,sfida ,intriga , unë kaloj
Ndodhive u them : Mirëse se vini.
Epo çdo fillim e ka dhe mbarimin.
Agu ka lindjen,nata perëndimin.
AUTORE:
18.1.2022.
“”””””””””””””””””
PERËNDIMET E DIELLIT
A thua perendimet e diellit
Marrin me vete dhimbjet,
Që i shkaktojmë njeri-tjetrit,
Nuk e di ndoshta,ndarjet, ikjet….
Zhduken në errësirën e natës,
Hëna, yjet, i marrin ato në gji,
Për të sjellë ndriçimin e radhës,
Nën siluetën e tyre e në dashuri.
Buzëmbrëmjet, sa trishtim, paqe,
Varet në ç’situata ndodhemi ne,
Buzëqeshje, lot që lagin sy, faqe,
Apo n’ëndërra, ku lumturia na fle.
A thua perëndimet e diellit ….
Fshijnë rrugën drejt trishtimit,
Brenda mantelit të saj errësuar,
Thurin ëndërrat për të dashuruar.
Nē një botë tjetër larg egoizmit.
Epo kjo jetë na ēshtë dhēnë :
Për t’u jetuar,në fund të fundit,
I dua lindjet ,perendimin e diellit,
Por e dua dhe natën me hënë.
AUTORE
Bukurie Bucpapaj
17. 1. 2022.