7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Bule Biku

E humbur mbrënda meje

se zgjuar Jam , .nuk di
Por me një llampë të vjetër vajguri
Një shall leshi i trashëguar
Në mesin e natës
Me hënën e shoqëruar
Diçka kërkoj
Yjet sikur të gjithë ishin fshehur
O ndoshta diçka të çuditshme në pyetjet e mija kishin gjetur ?
Kërkoja veten
Vallë ku isha tretur

Dhe hëna atë natë shkëlqimin e kishte zbehur

Nuk dinin se si të më thonin

Që asgjë të mos kërkoja

Se un isha e humbur aty diku mbrënda meje

Pa e ditur.

“””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Bule Biku

Nuk mund të më gjesh dy herë në këtë jetë

Sot ditë e bukur , ditë e re

Vallë – a do të jesh njëlloj si dje ?

Ndoshta dhe më e mirë

Me plotë magji

Por ajo që isha dje – iku e nuk kthehet mo

Pra vaxhdo ti të më çmosh sikur e fundit unë të jem

Vetë dita për ty

Një dhuratë më shumë do të jetë

Mos më kërko në kujtimet e të djeshmes

Luaj me mua sot

E mos mendo as dhe për të nesërmen

Dy herë nuk përsëritet kurrë asgjë

Dhe mua ti o i dashur

Nuk mund të më gjesh dy herë njëlloj në këtë jetë

Si lulja që çel çdo ditë

Por nuk ka të njëjtën aromë.

“””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Bule Biku

Drejt rrugëve të pa njohura

A të kujtohet ajo ëndërr që dikur ta tregova ?

Që mund të ishte realitet nuk e besoja

E bindur që nuk mund të ekzistoj më shumë se një dashuri

Sot numri i tyre vazhdon të rritet

E kur mund të ndalojë se di

Dashurin për fëmijërin e varfërin

E kujtoj me mall e pafajsi

Dashurin prindërore me respekt e vlera

Të pa arritura akoma nga brezat e ri

Sakrifizen e ndarjen së jetës bashkëshortore

Të çmuar me trashëgimtari

Dashurin më të madhe

Nuk e dija që do të ja rezervoja poezis

Fjalëve të saj shumëthënëse që më kthen shpesh fëmi – herë djalë e shpesh lule e pa mbjellur që se ka këputur e adhuruar njeri

Poezi- shpresoj rrugë të panjohura me ty të zbuloj

E në mënyra të ndryshme me ty të jetoj.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.